/ Jeta Shpirtërore / Veprat e mira dhe të këqija!

Veprat e mira dhe të këqija!

Veprat e mira dhe të këqija!

 

Nëse do na shpëtonin veprat e mira,atëherë do ishim si nxënësit e shkollës që vlerësohen sipas rezultateve.
Por shpëtimi ynë nuk është shpërblim veprash.Perëndia na shpëton me hirin e Tij.Përse t’i shënojmë dhe t’i kujtojmë veprat tona?Bëmë apo kemi bërë mirë? Le të jetë rregull i jetës sonë të mos i kujtojmë.
Kujtohet ndonjë nga ne që marrim frymë? Jo! Sepse në kontekstin e jetës biologjike, është diçka kaq e natyrshme saqë është e vetëkuptueshme.
Mëse normale dhe e vetëkuptueshme,në kontekstin e jetës shpirtërore,është-duhet të jetë dhe ç’do vepër e mirë,ç’farëdo që është sipas vullnetit të Perëndisë.Prandaj nuk kemi arsye përse ta kujtojmë.Le ta lëmë të shkoj pa u vënë re.
Në të kundërt,një vepër të keqe, që nuk është sipas vullnetit të Perëndisë,jemi të detyruar ta vëmë re,të ndërgjegjsohemi dhe ta korrigjojmë sa më shpejt.
Mëkatet vdekjeprurëse nuk është e nevojshme t’i kujtoj sepse ato nuk kanë vend në jetën e të krishterëve të ndërgjegjsuar,e atyre që me zell përpiqen për shpëtimin e tyre.
Shpesh një mendim i keq na krijohet në mëndje,një fjalë e keqe na shpëton nga goja,një shqetësim na trondit zemrën….
Për të gjitha këto na kontrrollon ndërgjegja.Si të veprojmë?
Sapo të kuptojmë që u mundëm nga një pasion,që nga ai moment të pendohemi përpara Zotit.Dhe ç’do natë para se të flejmë të bëjmë një llogaritje të rënieve të ditës dhe të kërkojmë falje nga Krijuesi ynë.Dhe së fundi,të shkojmë te ati shpirtëror dhe të marrim faljen nëpërmjet misterit të rrëfimit.

 

Oshënar Theofani Englisto
Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Veprat e mira dhe të këqija!