/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Një mrekulli e lutjes së Shën Paisios!

Një mrekulli e lutjes së Shën Paisios!

Një mrekulli e lutjes së Shën Paisios!

 

“Udhëtonte nga Athina për në Selanik një baba me djalin e tij të vogël.Në qytetin e Larisës autobuzi ndaloi.Në momentin që zbritën, djali u shkëput nga dora e të atit dhe doli në rrugë.Një fugon që vinte i kaloi përsipër (e shtypi).
“Shën Mari,djali”, thërriti i ati.
Megjithëse fugoni i kaloi sipër,djali nuk pësoi asgjë . Sapo u përmend i tha të atit:
“Babi,kur kaloi fugoni sipër meje,një murg ra mbi mua dhe më mbrojti,kështu shpëtova”.
“Cili murg?”, e pyeti i ati,”Nuk pash asnjë murg këtu”.
“Jo,e pash,”këmbëngulte djali,”fytyra e tij ishte e shndritshme”.
Filluan të shkojnë nëpër manastirë të ndryshëm duke kërkuar shpëtimtarin e djalit.Kur shkoi në Manastirin Stavronikita,në Malin e Shenjtë në agripni ishte dhe Shën Paisio.Sa e pa djali thërriti me zë të lartë:”Babi,ky është murgu që më mbuloi dhe nuk u vrava”.
Menjëherë i ati pyeti Shën Paision kush është dhe si u gjend në Larisa atë natë.
Shën Paisio i tha emrin e tij dhe e pyeti për hollësitë.I ati i djalit ia shpjegoi Shën Paisios ngjarjen.
“Sa ishte ora kur ndodhi kjo?”,pyeti Shenjtori.
“Një e natës at”.
Shën Paisio i thotë atëherë :”Atë orë lutem për ata që udhëtojnë”.

 

 

Fragment nga libri:”Jeta në Malin e Shenjtë “
Murg Neofitos Grigoriati
Përkthyer nga M. Vasili

 

Një mrekulli e lutjes së Shën Paisios!