/ Misteret e kishës Ortodokse / Misteri i Mirosjes

Misteri i Mirosjes

 Misteri i Mirosjes

 

Misteri i Mirosjes kryhet menjëherë mbas atij të Pagëzimit,mbledhur të dy në të njëjtin rit.Ai që kryen misterin,episkopi ose  prifti lyen me Miron e Shenjtë të porsapagëzuarin, duke bërë shenjën e Kryqit në vetull dhe sytë, në hundë,në buzë, në të dy veshët, ne kraharor dhe në duart e këmbët, Misteri i Mirosjesdhe në cdo lyerje thotë:”Vula e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë “.
Ky mister kryhet gjithashtu tek ata që vinë nga komunitetet heretike dhe duan të bashkohen me Kishën.Fjalët që shoqërojnë misterin :” Vula e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë ” tregon rëndësinë dhe efektin e saj.Është a) akti kulmor i të Qenurit i Bashkuar me Kishën, konfirmim apo vula e bashkimit: dhe b)  Vula e Fuqive Hir-dhënëse të cilat janë dhuruar për forcimin dhe rritjen në jetën shpirtërore .
Shën Qipriani shkruan: “Ata që janë pagëzuar në Kishë janë vulosur nga vula e Zotit sipas shëmbullit të pagëzuar, të cilët u pranuan nga Pjetri dhe Joani nëpërmjet vënies  së duarve dhe lutjeve.(Veprat 8:14-17). ..Ajo qëatyre u mungonte, u plotësua nga Pjetri dhe Joani.Kështu është edhe me ne……….Ata janë bërë të përsosur nga Vula e Zotit.Etër të tjerë të Kishës e quajnë  mirosjen “Vulë”, “Vulë Shpirtërore”, “Vulë e jetës së pasosur” “Konfirmim”, “Persosje” , “Kulmim”, etj.
Shën Serafim Siriani shkruan:”Me anë të vulës së Shpirtit të Shenjtë vulosen te gjitha portat brenda shpirtit tuaj,me  anë të vulës së lyerjes vulosen tërë pjesët e trupit tuaj” .Shën Vasili i Madh pyet: “Si do të luftojë engjëlli juaj për ju ,si do t’ju ruaj nga armiku nëse ai nuk do të njohë  vulën ? ….. Apo e dini që  ëngjëlli vrau të parëlindurin në shtëpinë e atyre që nuk ishin vulosur? Një thesar i pa vulosur vidhet lehtë nga të tjerët”. 
Ky mister është quajtur gjithashtu “dhuratë e Shpirtit” , ” mister i Shpirtit”,”simbol i Shpirtit”,etj .
Misteri i Mirosjes shenjtëron organet e ndijimit  d.m.th. të parët,të dëgjuarit,të prekurit,shijimin dhe nuhatjen.Vula e Shpirtit të Shenjtë është “firma” e Perëndisë në krijesën e Tij të re.Ashtu si një artist mbasi përfundon një tabllo të bukur, vë nënshkrimin e tij në të, ashtu edhe Perëndia na vulos, vë nënshkrimin e Tij mbi ne mbas pagëzimit  për të treguar që ne jemi krijesa e Tij e re. 

Misteri i Mirosjes