/ Jeta Shpirtërore / Lufton për virtytin

Lufton për virtytin

 Lufton për virtytin

Cdo besimtar është ushtar i Jesu Krishtit.Luftëtar në rrugën e virtytit.Lufton pra me zell përfitim e virtytit.Kujdesi,respekti,urtësia modeste,mirësia, dallojnë karakterin tënd, për të qënë  dritë dhe kripë në shoqëri.(Mateu 5,13,14).
Studion Shkrimin e Shenjtë dhe libra shpirtërorë?Dembelia është mëkat.Punon jo vetëm për të fituar para por edhe të dukesh i pasur tek njerëzit e tu të afërm,në familje dhe në shoqëri ?Nëse je nxënës, mos shoqërohesh me bashknxënës  ose me më të mëdhenj se ty që të  tërheqin larg nga rruga e Perëndisë?Mëso se miku i mirë na ndihmon në ngritjen tonë shpirtërore.E kundërta,shoqëria e rrezikshme,shpejt ose vonë na udhëheq në katastrofë dhe në vdekje trupore dhe shpirtërore.Shëndeti ynë është gjë e shenjtë.Dhuratë e çmuar e Perëndisë.Cfarëdo që e dëmton (duhani,përdorimi i pijeve alkolike,i narkotikeve etj ) është mëkat i rëndë. 
Mos merr pjesë në dëfrime të pahijshme  ose ndjek emisione dhe filma me përmbajtje provokuese në televizor me videokaseta.
Mos je gojëndyrë dhe duron të dëgjosh biseda dhe anekdoda me përmbajtje të turpshme?
Mos lexon libra dhe revista të turpshme dhe shikon fotografi të pahijshme?Kujdes!
Vetëm sytë e pastër sigurojnë zemër të pastër dhe të kulluar,thonë Etërit tanë.
Trupi ynë është i shenjtë.Tempull dhe banesë e Perëndisë.Ruaje atë të pastër dhe të kulluar.Perëndia  të do të bardhë në shpirt dhe të kulluar në trup.Jetë e krishtere për cdo njeri mbi të gjitha do të thotë luftë e pastërtisë dhe e përmbajtjes.

Nëse ke bërë cfarëdo lidhur me mëkatin,mos ngurro ta rrëfesh.Dhe mos harro se shkaku i shumë katastrofave në historinë e gjeneratës njerëzore si Sodhoma,Gomorra,përmbytja  e Noes,luftrat,ishin mëkatet e jetës materiale dhe largimi i njerëzve nga Perëndia.Për këtë forcat e errëta të antikrishtit,me këto synojnë plogështinë e popujve,me modën provokuese,pamjet e zhveshura dhe të pahijshme,por edhe revistat e ndryshme periodike të turpshme,derisa të jetë gati të pranoj “të keqen  e shkatërrimit”(Mateu 24,25),por edhe vijimin e tij(Zbulesa 13,16).

 

Shën Paisio

 

MARRË NGA LIBRI:” RREFIMI HYJNOR “
SHTEPIA BOTUESE:”KRYQI I NDERUAR”

Lufton për virtytin