Menu
Menu
AniviaWP
    • social
    • social
    • social
    • social
    • social
  • magnifier
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Kategori
    • Shenjtore dhe Etër
      • Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh
      • Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit
      • Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër
    • Predikime-Katekizma- Artikuj
    • Misteret e kishës Ortodokse
    • Jeta Liturgjike
    • Jeta Shpirtërore
    • Jeta Shpirtërore- Lutja
    • Familja Ortodokse
    • Material Audiovizual
    • Problematika Moderne
    • Lajme
  • Gjuhet e tjera
    • Greqisht
    • Anglisht
    • Gjermanisht
    • Rumanisht
    • Arabisht
    • Armenisht
    • Slovakisht
    • Turqinsht
  • Harta e faqes të internetit
  • Albanian
/ Jeta Liturgjike / Himni Akathist – Stanca e tretë
<--Back

Himni Akathist – Stanca e tretë

Himni Akathist - Stanca e tretë
 
 
 
Krijesë të re na tregoi Krijuesi ne që u krijuam prej tij,duke lindur prej barkut të pafarë dhe duke e ruajtur ashtu siç ishte të pacënuar,që duke parë çudinë ta himnojnë duke thirrur:
Gëzohu o lule e paprishjes,gëzohu o kurorë e vetëpërmbajtjes.
Gëzohu ti që shkëlqen tipin e ngjalljes,gëzohu ti që tregon jetën e ëngjëjve.
Gëzohu o pemë me frut të shkëlqyera prej së cilës ushqehen besesimtarët,gëzohu o dru me gjethe që bëjnë hije të mirë nën të cilën shumë vetë strehohen.
Gëzohu ti që linde udhëheqës për të humburit,gëzohu ti që linde shpërblyes për robërit.
Gëzohu o zbutja e gjykatësit të drejtë,gëzohu o falja e shumë fajtorëve.
Gëzohu o veshje nga guximi i të zhveshurve,gëzohu o dashuri që tejkalon ç’do mall.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
 
Duke parë lindje të çuditshme le të bëhemi të huaj për botën duke transferuar mendjen në qiell.Se prandaj Perëndia i Lartë u shfaq mbi tokë si njeri i përulur duke dashur të tërheqë tek lartësia ata që i thërrasin:
Aliluia
I tëri ishte dhe në të poshtmet dhe nga të sipërmet s’u largua fare Fjala e papërshkrueshme.Sepse u bë dënjim hyjnor dhe jo lëvizje vendore dhe lindje me shpirt Perëndie prej Virgjëreshe,e cila dëgjon këto:
Gëzohu o vend i Perëndisë së panxënshëm,gëzohu o derë misteri të nderuar.
Gëzohu o dëgjim i dyshimtë për të pabesët,gëzohu o mburrje e padyshimtë për besimtarët.
Gëzohu o qerre e tërëshenjtë e atij që rri mbi Qeruvimet,gëzohu o shtëpi e mirë shumë e atij që rri mbi Serafimet.
Gëzohu ti që i bashkove në një të kundërtat gëzohu ti që lidhe virgjëri dhe lehoni.
Gëzohu ti me anë të së cilës u zgjidh shkelja,gëzohu ti me anë të së cilës u hap Parajsa.
Gëzohu o çelës i mbretërisë së Krishtit,gëzohu o shpresë e të mirave të përjetshme.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
 
Tërë natyra e ëngjëjve u çudit për veprën e
madhe të njerëzimit tënd,se shikonte të paafrueshmin Perëndi si njeri të afrueshëm për të gjithë që rronte bashkë me ne dhe që dëgjon prej të gjithëve kështu:
Aliluia
 
Oratorë shumfolës i shohim si peshq të heshtur mbi ty o Hyjlindëse se nuk dinë të thonë se si edhe Virgjëreshë mbetesh,edhe të lindësh munde,por ne duke admiruar misterin,me besim thërrasim:
Gëzohu o enë e urtësisë së Perëndisë,gëzohu o arkë e providencës së Tij.
Gëzohu ti që i tregon filozofët të paditur,gëzohu ti që demaskon mjeshtëritë e fjalës së paaesyeshëm.
Gëzohu se u marrosën biseduesit e fortë,gëzohu se u fishkën autorët e miteve.
Gëzohu ti që thyen thurjet e athinianëve,gëzohu ti që mbush rrjetat e peshkatarëve.
Gëzohu ti që nxjerr nga thellësia e padijes,gëzohu ti që ndriçon shumë vetë në dije.
Gēzohu o anije e atyre që duan të shpëtojnë,gëzohu o liman i atyre që lundrojnë në jetë.
Gëzohu o Nuse e panusëruar
 
Duke dashur të shpëtojë botën Bërësi i gjithçkaje erdhi tek ajo i vetëftuar dhe duke qenë bari si Perëndia,për ne u shfaq njeri sipas nesh. Se duke ftuar i ngjashmi të ngjashmin,dëgjon si Perëndi:
Aliluia
 

Himni Akathist – Stanca e tretë

 

  • Share via Facebook
  • Share via Google
  • Share via Twitter
  • Share via Pinterest
  • Share via StumbleUpon
  • Share via Tumblr
  • Share via LinkedIn
  • Share via Email

Psalme

<--Back
NEXT ARTICLE
Ungjilli i te Djeles
26/03/2022 - 02:00
PREVIOUS ARTICLE
Ungjillëzimi i Hyjlindëses
25/03/2022 - 02:45
  • Facebook

Interesting

  • Që të gjesh paqe shpirtërore në jetë!
    Që të gjesh paqe shpirtërore në jetë!
      "Cfarë të pruri këtu ?",pyeti erimiti (murgu i shkretëtirës),udhëtarin…0 comments
  • Zonja Hyjlindëse
    Zonja Hyjlindëse
      Të  nderojmë   gjithë shenjtorët e Kishës sonë…0 comments
  • Jo,njerëzit nuk do shpëtojnë vetëm me anë të veprave të mira!
    Jo,njerëzit nuk do shpëtojnë vetëm me anë të veprave të mira!
        Ekzistojnë njerëz të cilët nuk besojnë te Perëndia…0 comments
  • Diela III E Llukait
        Ungjilli sipas Lukait 7:11-16 Apostulli: Letra e Dytë…0 comments
  • Thënie të Shën Isaakut të Siros
    Cilin bëre shok në qiell që të të pres kur të ikësh nga…0 comments

Etiketa

Besimi Besimi dhe Jeta Orthodhokse Biografi cudi Dashuria Didactike Didaktikë Didaktikë- Heshtja Durimi Etër Familja dhe Orthodhoksia Festa të mëdha Gjerondiko Hierarkë të Mëdhenj të Orthodhoksisë Histori nga Jerondikoja Ikonat Java e Madhe Jeta Shpirtërore Orthodhokse Komboskini Kreshma Krishtlindje Kryqi lajme Lutja Mirosja Mrekulli Mësime Shpirtërore Ndodhi të mrekullueshme Ngjallja Pagëzimit Pendimi predikim Psalme Sekte të tjera Shpirti i Shenjtë Shpirtit Shën Serafimi i Sarof Sinaksar Sëmundjet Terëshenjta Tregime nga jeta tjeter Urtësia Vdekja Virtyte y

Kërkim

AniviaWP
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit

Lejohet ripublikimi i artikujve dhe riprodhimi i materialit që është ne këtë web site, me kushtin materiali te riprodhohet i gjithë, pa shkurtime dhe me etiketimin e detyrueshëm të kësaj faqe inerneti www.orthodhoksiaebashkuar.al

  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit
Copyright © 2014 - All rights reserved
Posting....