/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / “I fal të tjerët ? ” -Shën Joan Gojarti

“I fal të tjerët ? ” -Shën Joan Gojarti

"I fal të tjerët ? " -Shën Joan Gojarti

 

Nëse të them: kreshmo,shumë herë gjen si justifikim sëmundjet e trupit……
Nëse të them: jepi të vobektëve,më përgjigjesh se je i varfër dhe ke fëmijë për të rritur……
Nëse të pyes në shkon rregullisht në Kishë,thua se je i ngarkuar me punë…….
Nëse të them :dëgjoi me kujdes ato që thuhen në Kishë dhe kuptoje rëndësinë e fjalëve të Perëndisë,më justifikohesh se nuk ke shumë njohuri……. 
Nëse të them :mbështete vëllanë psikologjikisht,më përgjigjesh se ai nuk i dëgjon këshillat e tua sepse  shumë herë të përbuzi fjalët që i the .
Sigurisht që këto justifikime nuk qëndrojnë.
Nëse të them:anashkaloje inatin dhe fale vëllanë,cilën nga justifikimet do të përdorësh? As sëmundja e trupit,as varfëria ,as mungesa e dijes, as detyrimet e përditshme dhe asgjë që ke mendoj se nuk të justifikojnë.
Për këtë,nga gjithë mëkatet e tua ky do të jetë i pafalshëm.
Vërtet, si do  mund t’i ngresh duart drejt qiellit?
Si do pëshpëritësh lutje?
Si do kërkosh falje kur ti nuk e lejon Perëndinë të të falë mëkatet përderisa nuk fal vëllain tënd?
Sepse nëse ti hakmerresh dhe e dënon tjetrin qoftë me fjalë, me veprime apo me mallkime, Perëdia nuk do ndërhyjë më përderisa ti merr vetë përsipër ndëshkimin e tij.Jo vetëm nuk do ndërhyjë por do të kërkoj arsyen e  sjelljes tate të shëmtuar ndaj vëllait tënd.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

“I fal të tjerët ? ” -Shën Joan Gojarti