/ Jeta Shpirtërore / Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 6

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 6

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 6

 

19)  Dogana  e  tradhëtisë  bashkëshortore      

Kjo  doganë  merr  në  shqyrtim  ata  që  janë  të  martuar  dhe  bëjnë  mëkate  me  burra  ose  gra  të huaja  dhe  në   këtë   mënyrë  ndotin  kurorën   e  tyre.  Bashkë     me  ta  shqyrton  edhe  ata  që   bëjnë marrëdhënie   seksuale       jo   në   mënyrë   natyrale, qofshin   këta   burra   ose   gra, dhe  të  gjithë     ata  që infektojnë  kurorat  e  tyre.

  Por, unë   shyqyr  Zotit,  nuk  kisha  gjëra  të  tilla, për  të  më  akuzuar,  më  lanë dhe  vazhduam  rrugën  tonë  për  të  vajtur  në  doganën  tjetër. 

20) Dogana  e  krimit dhe e abortit 

Kjo  doganë  analizon  ata  që  vranë  dhe  gjithë  ata  që  nga  zemërimi  qëlluan  ndonjërin  dhe  të themi   shkurtimisht, peshojnë  çdo  padrejtësi.  Por edhe  këtej  ikëm  pa probleme.

21)Dogana e vjedhjes

Duke u ngjitur arritëm në doganën e vjedhjes,e cila analizon gjithë vjedhjet.Duke më kontrolluar dhe analizuar mirë,nuk gjetën asgjë kundër meje dhe u larguam pa pasur pengesa.

22) Dogana  e  prostitucionit  

Kryetari  i  këtij  grupi  kishte  veshur  një  rrobë  plot  me  shkumë dhe  gjakra  dhe  dukej   i  gëzuar sikur  të ish  veshur  me  rroba  mbretërore.  Ndërkohë  ëngjëjt  më  shpjeguan  se  ajo  u  bë  nga   papastërtitë e  shumta  dhe  prostitucioni  i  madh  i  njerëzve.  Kur  na  panë  na  u  hodhën  përsipër  dhe  çuditeshin  se si  kishim  kaluar  doganat  e  tjera  dhe  arritëm  te  këta.  Kështu  filluan  të  më  analizojnë  më  hollësi.  Dhe thoshin  jo  vetëm  veprat  e  mia  të  vërteta, por  edhe  shumë  gënjeshtra, duke  dashur  të  më  rrëmbejnë

nga  duart  e  ëngjëjve  dhe  të  më  hedhin  në ferr.  Ëngjëjt  u  thoshin  se  të  gjitha  këto  i  ka  ndaluar para  shumë  kohe  dhe  u  pendua.  Ata  thoshin: 

-Edhe  ne  e  dimë  që  i  ka  lënë, por  na  donte  dhe  kishte  mendime   dinake  në  zemrën  saj   dhe nuk   i   ka   rrëfyer kurrë   tek   Ati   i   saj Shpirtëror   as   iu   nënshtrua   kanunit(ndalimit   nga   Ati   i   saj Shpirtëror), as  falje  mori  nga  Ati  i  saj  shpirtëror  dhe  nuk  e   kuptojmë  se  si  morri  kaq  hir  dhe ndriçon  si  dielli? Por ëngjëjt  më  mbronin  dhe   si  më  morrën,  vazhduam rrugën  tonë ndërsa  ata kërcisnin  dhëmbët sepse  shpëtova  mirë  nga  ata.  Rrugës  ëngjëjt  më  thoshin:  «Duhet  të  dish  se  nga  kjo  doganë,pak   shpirte  mund   të  kalojnë  pa   dëm   të  madh.  Shumica  e   njerëzve, bile   ata  që   nuk  dinë   edhe Shkrimet  e  Shenjta, të  mundur  nga  të  ngrënit  e  shumtë    dhe  nga  dëshirat  trupore  kur  arrijnë  në  këtë doganë,   kontrollohen  tmerësisht  nga  demonët, dhe  përfundimisht  bien  tek  hadhi  i  erët.   Por, ti  me ndihmën  e  Atit  tënd shpëtove  edhe  nga  duart  e  kësaj  dogane  dhe  që  tani  e  tutje  nuk  ekziston më  frikë».

23) Dogana  e  padhimshurisë  (e  egërsisë, e  mizorisë )       

Kur  mbaruan  fjalët  që  më  thoshin  ëngjëjt, aritëm  në  doganën  e  mizorisë  dhe  të  zemërgurësisë,  e cila  analizon  me  ligësi    dhe  saktësi   të  madhe, ata  që  urejnë  dhe  nuk  u  vjen  keq  për  njerëzit  e tjerë.  I   pari   i  tyre  dukej   sikur   vuante   nga  një  sëmundje  e   rëndë   dhe   gjoja   qante   veten   e   tij, rënkonte  si  i  sëmurë dhe    sillej   si  ata    që  vuajnë  nga  varfëria, sëmundja  ose  ndonjë    nevojë tjetër  dhe  kërkojnë  lëmoshë.  Mirëpo  herë  pas  here  egërsohej   dhe  bashkë  me  të  i  gjithë  batalioni.                                                                      

Pasi   më   morrën   në shqyrtim   dhe   nuk   më   gjetën   mizore por   përkundrazi   të  mëshirueshme, sepse ndihmoja   të  varfërit  dhe  të  sëmurët sipas  fuqisë  time,  më  lanë  dhe  ikën  të turpëruar   kurse  ëngjëjt më   morrën   dhe   ikëm.   Rrugës   më   thoshin: «Shumica e   njerëzve   i   ruajtën   të   gjitha   porositë   e Perëndisë, por  duke  mos  pasur  vetëm këtë,dhëmshurinë  për  të  varfërit, per   ata  që  vuajnë  dhe   për të   sëmurët, kur  aritën  këtu u  hodhën në ferr megjithëse  kishin  kaluar   nga  të  gjitha  doganat  e tjera».

 

Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”

KOSHERJA ORTODOKSE

 

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 6