/ Jeta Shpirtërore / Shën Paisio për faljen!Dialog me fëmijë shpirtërorë

Shën Paisio për faljen!Dialog me fëmijë shpirtërorë

Shën Paisio për faljen!Dialog me fëmijë shpirtërorë

 

“-At,nuk mund të fal lehtë të tjerët.
-Ti nuk dëshiron të të fal Krishti?
-Patjetër që dëshiroj At.
-Atëherë ti pse nuk i fal të tjerët? Ki kujdes se kjo gjë e dëshpëron Krishtin.Është sikur të dhuroj dhjetë mijë monedha dhe ti të mos duasht të japësh as 10 sent.
Të mendosh kështu: Si Zoti që është i pamëkatshëm më duron vazhdimisht dhe fal mijëra njerëz dhe unë nuk fal asnjë?”
***
Një ditë erdhi në qelinë time një djalë.Më tregoi që kishte bërë fjalë me një shokun e tij dhe megjithëse shoku i kërkonte ta falte,ai nuk e falte.
-Lutu At,më thotë që të më fal Perëndia.
-Do lutem,i përgjigjem që mos të të falë”.
-Dua të më fali Perëndia, mu përgjigj.
-Nëse ti nuk fal të tjerët,i thashë,si do të të falë ty Perëndia?”.
Drejtësia e Perëndisë është dashuria,e cila nuk ngjason me drejtësinë njerëzore.Këtë drejtësi të Perëndisë duhet të fitojmë.
***
Një natë hyri në qelinë e At Tihonit një hajdut.Pasi e torturoi,i lidhi një litar në qafë dhe ia shtrëngonte derisa t’i tregonte ku i kishte lekët.Më në fund u bind që nuk kishte,dhe u largua shpejt.Kur po ikte,murgu i thotë:”Perëndia të faltë o djalë”.
Kur policia e kapi hajdutin në një qeli tjetër,tregoi se kishte shkuar dhe te At Tihoni.E thërritën murgun për të dëshmuar por At Tihoni nuk dëshironte.
“-Unë e kam falur hajdutin me gjithë zemër”,i thosh policëve,por për ata ishte e pamundur të kuptonin fjalët e murgut:
-”I falur,i bekuar”.
Megjithatë,e lejuan të largohet pa dëshmuar.
Sa herë që At Tihoni e sillte në mendje këtë ngjarje,thoshte:”Çudi,këta të botës kanë të tjera rregulla.Nuk kanë rregullat beko dhe Perëndia i faltë!”.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Shën Paisio për faljen!Dialog me fëmijë shpirtërorë