/ Misteret e kishës Ortodokse / Vazhdimi i shpjegimit të Misterit të Pagëzimit

Vazhdimi i shpjegimit të Misterit të Pagëzimit

Vazhdimi i shpjegimit të Misterit të Pagëzimit 

 

ZHYTJA E TRIHERËSHME

Zhytja në ujë konsiderohet nga Kisha një porosi e vetë Krishtit.Bëhet tre herë :
1″ Në emër te Atit,(2) dhe të Birit (3) dhe të Shpirtit të Shenjtë !”(Mat 28:19).
Zhytja e trefisht. simbolizon varrimin e treditshëm të Krishtit, dhe siç Krishti u ngjall nga të vdekurit ashtu dhe i sapopagëzuari ngjallet në jetën e re.(Rom. 6:4, 11).

MISTERI I MIROSJES SË SHENJTË
Është forma më e lartë e vërtetimit për atë që është pranuar në Besimin e Krishterë Orthodhoks.Personi i porsapagëzuar lyhet me Miron e Shenjtë (një përzierje vaj ulliri me erëra dhe parfume) …… e cila është “Vula e Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë”.
Në thirrje prifti lyen me Miro personin që po miroset dhe nunët përgjigjen “Vula”!

QETHJA
Mbas mirosjes prifti pret tre tufa të vogla flokësh nga koka e posa të pagëzuarit si shenjë e mirënjohjes për bekimet e bollshme që janë marrë nëpërmjet  Misterit të Pagëzimit.Mirosja dhe Kungata e Shenjtë janë dhuratë dhe sacrificë për jetën e re në Krishtin, që sapo ka filluar.

VESHJA E RE
Veshja e re tradicionalisht është gjithmon e bardhë dhe që shpreh pastërtinë e shpirtit të porsapagëzur simbolizon jetën e re dhe të panjollëshme që merret nëpërmjet pagëzimit.Është  një zakon i lashtë i cili shpreh transformimin e madh të atyre shpirtrave që janë veshur me Krishtin:”Sa u pagëzuat me Krishtin u veshët(Gal 3:26-27).Kungimi është marrja e Trupit të vërtetë dhe të panjollshëm dhe Gjakut të çmuar të Krishtit në formën e bukës dhe të verës.I porsapagëzuari dhe i porsamirosuri merr kungimin e tij të parë dhe prej kësaj kohe ai bëhet një anëtar i plotë i Kishës së Shenjtë Ortodokse dhe është një me Krishtin, dhe nëpërmjet Krishtit është bërë pjesëmarrës në jetën e pasosur.
Është zakon që nunët e sjellin fëmijën e pagëzuar në Meshën Hyjnore për tre të djela rradhazi mbas pagëzimit, për  të marrë Kungimin e Shenjtë.

QIRINJTË
Qirinjtë simbolizojnë Dritën e përjetshme të Krishtit dhe i kujtojnë të porsapagëzuarit që duke filluar prej tani ai duhet te përpiqet të shkelqejë në virtut dhe pastërti me vepra të mira.Qirinjtë e ndezur tregojnë besën tone në ndriçimin që ajo bën nëpërmjet këtij Misteri në shpirtin e të porsapagëzuarit.Pra personi i pagëzuar bëhet fëmijë i dritës ……duke kaluar nga errësira në dritë.(Thes. 5:5).

PROÇESIONI RRETH ALTARIT
Nunët dhe i porsapagëzuari, duke mbajtur qirinjtë ndezur në duar,vijnë rrotull altarit tre herë,në nderim të Shën  Trinisë.Për më tepër,ky procesion paraqet ecjen para të porsapagëzuarit me Krishtin,për të treguar që fjalët dhe rruga e jetës do të jenë udhërrëfyes për jetën e përditshme.

LEXIMET NGA SHKRIMI I SHENJTË
Leximi nga Apostulli është letra e Shën Pavlit dërguar Rom.6:3-11,ku shpjegohet në mënyrë të qartë dhe të saktë kuptimi i Pagëzimit  në dritën e Krishtit të Ngjallur.
Leximi i Ungjillit është nga Mat.28:16-21, i cili lidh autoritetin që i është dhënë Jisuit “në qiell dhe në dhe”,me urdhërin e madh te Krishtit dhënë nxënësve të tij.Në këtë urdhër Krishti vetë ka diktuar formulën për pagëzim :Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë “. 

 Vazhdimi i shpjegimit të Misterit të Pagëzimit