/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

 

 
 
   

1 Kor.9;2-12

2 Në mos jam apostull në të tjerë, po së paku në ju jam; sepse në Zotin vula e apostolisë sime jeni ju.
3 Përgjigjja ime për ata që më gjykojnë, kjo është.
4 Mos nuk kemi edhe ne pushtet të hamë e të pimë?
5 Mos nuk kemi edhe ne pushtet të marrim me vete një grua nga motrat besimtare, si dhe apostujt e tjerë, dhe vëllezërit e Zotit, dhe Kefai?
6 Apo vetëm unë dhe Varnava nuk kemi pushtet të mos punojmë?
7 Cili shkon ndonjëherë në luftë me shpenzimet e veta? Cili mbjell vresht, edhe nuk ha nga fryti i tij? Ose cili kullot grigjë, edhe nuk ha nga qumështi i grigjës?
8 Mos i flas unë këto vetëm si njeri? Apo nuk thotë këto edhe ligji?
9 Sepse në ligjin e Moisiut është shkruar: “Nuk do t’i lidhësh gojën kaut që shin”. Mos për qetë kujdeset Perëndia?
10 Apo për ne në të vërtetë e thotë këtë? Sepse për ne u shkrua, se ai që lëron, me shpresë duhet të lërojë; dhe ai që shin, shin me shpresë se do të ketë pjesë në shpresën e tij.
11 Ne, nëse mbollëm te ju gjërat shpirtërore, punë e madhe është po të korrim gjërat tuaja të mishta?
12 Në qoftë se të tjerë marrin pjesë të këtij pushteti mbi ju, a nuk duhet më tepër ne? Po ne nuk e përdorëm këtë pushtet, por i durojmë të gjitha, që të mos sjellim ndonjë pengesë në ungjillin e Krishtit
 

Marrë nga :
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë