/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

 

 

Rom.13:11 14:4

11 Edhe këtë ju them, duke ditur kohën se tashmë është ora të zgjohemi nga gjumi; sepse tani shpëtimi ynë është më afër sesa kur besuam.
12 Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim pra tej veprat e errësirës, dhe le të veshim armët e dritës.
13 Le të ecim hijshëm si ditën; jo në argëtime e dehje, jo në shtretër kurvërie e shthurje, jo në grindje e smirë;
14 po vishni Zotin Jisu Krisht, edhe mos bëni kujdes për mishin që t’i plotësoni dëshirimet.

1 Edhe atë që është i dobët në besim, mirëpriteni, por jo për rrahje mendimesh.
2Sepse dikush beson se mund të hajë nga të gjitha, kurse ai që është i dobët ha lakra.
3 Ai që ha le të mos përbuzë atë që s’ha; edhe ai që s’ha le të mos gjykojë atë që ha; sepse Perëndia e ka pranuar.
4 Cili je ti që gjykon shërbëtorin e huaj? Prej të zotit të vet ai qëndron ose bie; por do të qëndrojë; sepse Perëndia është i fortë ta bëjë të qëndrojë atë.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë