Nje mrekulli mbresëlënëse
S. A. Nili të cilin e mbronte në mënyrë të veçantë dora e Perëndisë vazhdoi edhe pas Revolucionit te Tetorit të jetojë në pronat e miqve të tij, në një kopësht të madh në fundin e një parku të dendur. Në katin e sipërm të banesës ku qëndronte ishte kisha dhe dhoma e arkimandritit N. Ky arkimandrit më parë kishte qenë igumen në një nga manastiret që u shkatërruan nga bolshevikët. Në katin e parë jetonte S. Nili me bashkëshorten e tij dhe po ne atë kat banonte edhe motra e pronarit të kopshtit.
S. Nili pas revolucionit jetoi gjashtë vjet i fshehur në kopësht ku e ruajti Perëndia të pacënuar nga çdo e keqe. Puna kryesore me të cilën u mor ai ishte letërkëmbimi. Ai mbante letërkëmbim, me ndihmën e personave të tretë, me miqtë e tij që ndodheshin jashte shtetit.Kopshti, i cili ishte fshehur shumë thelle, dihej vetëm nga pak veta. Banorët nuk kishin asnjë arsye për t’u larguar nga andej sepse aty ishin të gjitha gjërat e nevojshme për tu ushqyer: përime, drurë frutore dhe bimë të ndryshme.
Por armiku nuk flinte. Fakti që zotërinjtë e kopshtit vazhdonin të qëndronin aty, i shqetësonin jashtë mase përfaqsuesit e pushtetit lokal. Këta pa e zgjatur morën një vendim që t’i vrisnin të gjithë banorët që ndodheshin në park.
Një natë të errët nëntori të vitit 1921 dhjetë prej tyre të komanduar nga kryetari i pushtetit dhe të armatosur me pushkë dhe thika u futën në park. Pa u diktuar u futën midis shkurreve, duke parë rreth e rrotull me kujdes dhe duke studiuar terrenin. Para së gjithash ata donin të vrisnin arki- mandritin. Por kur u afruan tek shtëpia dëgjuan zhurmën e një talante. Një roje nate e shtëpisë mbante një simandër dore dhe i binte shumë fort duke ardhur rrotull në oborr. Keqbërësit nuk e dinin se oborri ruhej nga roje dhe menduan të prisnin deri sa të largohej roja. U fshehën në shkurre dhe filluan të pinin vodkë për t’u nxehur, sepse bënte jashtë mase ftohtë.Kaluan dy orë të mira por roja, qe ishte një plak i vjetër, nuk largohej. Përkundrazi ai i binte më fort simandrit duke ecur nëpër oborr. Keqbërësit, pasi pinë jashtë mase, i zuri gjumi dhe u zgjuan në të gdhirë kur atentati i tyre nuk kishte mundësi të përfundonte me sukses. Prandaj ata vendosën që ta shtyjnë për ditën tjetër.
Të gjitha atyre iu dukeshin mjaft të favorshme për realizimin e planeve të tyre. Koha shumë e mirë, mbizotëronte kudo një qetësi varri, nata ishte e ngrohlë, hëna shkëlqente dhe gjithshka rreth e rrotull ishte në gjumë.
Por roja i urryer përsëri vinte vërdallë nëpër oborr dhe i binte atij simandri të mallkuar me sa fuqi që kishte, sikur donte të kërkonte ndihmë për të kapur keqbërësit.
Ata, sapo dëgjuan parrullën e tij, rrëmbyen dyfekët dhe u sulën drejt rojes. Kur arritën pranë tij panë një plak të dobët dhe të përulur me mjekër të bardhë, i cili po ecte drejt tyre pa u frikësuar aspak nga ardhja e tyre.
Por sopata çau ajrin me zhurmë sepse plaku ishte zhdukur, ndërsa keqbërësi ra pa ndjenja.Shokët e tij u afruan për ta parë shumë të frikësuar. Kryetari i tyre nuk shfaqte fare shenja jete, prandaj ata e ngritën dhe u çuan në shtëpinë e tij.
Nga kjo ndodhi kaloi mjaft kohë. Banorët e parkut nuk dyshuan asapak për shpëtimin e tyre të mrekullueshëm. Por një ditë gruaja e kryetarit të bandës shkoi dhe takoi arkimandritin, i ra në gjunjë dhe i tregoi atij me ngashërim se çfarë kishte ngjarë.
Gruaja fatkeqe kur i thoshte këto fjalë kuptohej se ishte në prag të dëshpërimit.
-Silleni këtu që të rrëfehet, të kungohet dhe të nderojë ikonën e Shën Serafimit.
Të njëjtën ditë ata e sollën të sëmurin në vig në kishën e Vilës. Arkimandriti iu afrua duke mbajtur në dorë ikonën e Shën Serafimit dhe ia dha për ta puthur. Sapo sytë e keqbërësit ndeshën në sytë e qarta të starecit u dëgjua një britmë histerike.
Në ikonën kishte njohur rojen e natës që i vinte rreth e rrotull duke i rëne simandrit. Lotë pendimi filluan ti rridhnin nga sytë. Dashuria e Perëndisë jo vetëm që e shëroi por edhe e ndryshoi komplet. Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore ku u kungua me Misteret e Kulluara qëndroi në kishë dhe u tregoi të gjithëve ikonën e Shën Serafimit.
Pastaj i psalën një paraklis falenderimi Shën Serafimit për mrekullinë që bëri dhe që i shpëtoi të gjithë nga vdekja e sigurt.
Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV
Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»