/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Metamorfoza e Shpëtimtarit (Sotirit)

Metamorfoza e Shpëtimtarit (Sotirit)

Metamorfoza e Shpëtimtarit (Sotirit)

 

Festa e sotshme është një nga festat më të rëndësishme dhe dhespotike të Kishës sonë.
Zoti Jesu Krisht morri tre  nga dishepujt e Tij,Pjetrin,Joanin dhe Jakovin dhe u ngjit në malin Thabor për tu lutur.Nxënësit u ulën për tu shplodhur sepse ishin të lodhur nga ngjitja në mal dhe i zuri gjumi.Kur u zgjuan panë të cuditur! Fytyra e Krishtit shkëlqente si dielli,dhe veshja e Tij ishte e bardhë si drita.Ishte duke folur me dy burra.Ata ishin Moisiu dhe Ilia.Pasi erdhën disi në vete nxënësit pas kësaj ngjarje, ndjenë një ngazëllim të madh dhe Pjetri,duke dashur të qëndroj kjo kënaqësi hyjnore që buronte nga shkëlqimi i Zotit,i thotë Jesuit:”Zot,sa mirë që jemi këtu! Nëse dëshiron do të ngre këtu tre tenda,një për ty,një për Moisiun dhe një për Ilian”.(Matth 17:4).
Para se të arrij të mbaroj këto fjalë,erdhi një re dhe i mbuloi dhe brenda saj u dëgjua një zë që thoshte:Ky është Biri im i zgjedhur,dëgjojeni”.(Llk.9:35).

Lavdia e Krishtit u shfaq në Metamorfozën me dritën e pakrijuar.Kjo dritë e pakrijuar që kishte Krishti si Perëndi,pak para pësimeve të Tij,tregoi Hyjënsinë e Tij,natyrën e Tij si Perëndi,identitetin i Tij të  vërtetë dhe u dha forcë nxënësve të Tij.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Metamorfoza e Shpëtimtarit (Sotirit)