/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Ngjallja e Krishtit garanci për ngjalljen tonë

Ngjallja e Krishtit garanci për ngjalljen tonë

Ngjallja e Krishtit garanci për ngjalljen tonë

 

Fraza e fundit e Apostull Pavlit na jep rastin të bisedojmë për një të vërtetë tjetër dhe pasojë të Ngjalljes së Krishtit. Ngjallja e Krishtit është garanci, vërtetim dhe parandjenjë e ngjalljes sonë personale, në një jetë të përjetshme dhe të pafund. Së bashku me Krishtin e ngjallur jemi edhe ne të ngjallur. 
Sipas mësimeve të Kishës sonë, mbas kësaj periudhe të shkurtër të kësaj jete dhe mbas vdekjes, që vulos jetën tonë tokësore, vazhdon njeriu të jetojë vetëm me shpirtin por ai nuk është i plotë sepse trupi pa shpirtin është një kufomë dhe shpirti pa trupin është një fantazmë, prandaj Ardhja e Dytë e Zotit i cili do të vijë për gjykim praprihet nga Ngjallja e të gjithë njerëzve. Po, do të ngjallemi të gjithë ne dhe do të vazhdojë jeta e përjetshme dhe të pasosur, në ngjallje jete per të gjithë besimtarët në Zotit si dhe për ngjallje gjykimi për të pabesët dhe mëkatarët e papenduar.  
Siç thotë edhe Simboli i Besimit: “Pres ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin”.
Po ashtu edhe profeti Jezekiel na thotë: “Ju do më njihni se Unë jam Zoti kur do të hap varret tuaja, dhe do t’ju bëj të dilni nga varret tuaja o populli im, do të shtie te ju frymën time dhe ju do të jetoni” (Jezekieli.37:13-14)

Kjo është e vërteta jonë e madhe dhe aspirata për të cilën ne përpiqemi sepse ngjallja e Krishtit ngjallja e Krishtit, thonë njëzëri Etërit, se është ngjallja jonë dhe tani, edhe në përjetësi. Tani kemi ngjallje të shpirtit tonë nga mëkati, nga pasionet e dobësitë. Shpirti ynë i çliruar nga mëkatet bashkohet me Krishtin e ngjallur dhe e jeton që tani ngjalljen. Natyrisht, kjo ngjallje shpirtërore e shpirtit kompletohet edhe me ngjalljen e trupave tanë, që do të bëhet atëherë, kur të realizohet ngjallja e përgjithshme e të vdekurve. Pra, garanci e ngjalljes sonë është Ngjallja e Krishtit. Dhe jo vetëm kjo. 

Ngjallja e Krishtit është për ne burim force dhe shprese 
Kujtimi i Krishtit të Ngjallur na jep fuqi të mëdha në betejën e jetës sonë. 
Ajo iu dha shpirt dhe krahë Apostujve, nxënësve të parë të Krishitit.

 

Kisha ortodokse autoqefale e shqiperise

 

Ngjallja e Krishtit garanci për ngjalljen tonë