/ Problematika Moderne / Kush është problemi ynë !

Kush është problemi ynë !

Kush është problemi ynë !

 

Në ç’do stacion televiziv sheh gazetarë,analistë dhe politikanë që flasin vetëm për krizën dhe si do dalim nga ajo.
Kriza është gjithmon dhe vetëm ana ekonomike.
Secili akuzon dikë tjetër!
Unë shoh djallin që kërcen i kënaqur që njerëzit kanë vetëm problemin ekonomik.Problemet e tjera nuk ekzistojnë ose janë pa rëndësi.Dhe kështu në harresë,sigurojnë pafajësinë.
Ligësia dhe arroganca me të cilën debatuasit-politikanët shohin njëri -tjetrin,boshllëku i mendimit dhe i veprimit mes tyre ngjan kaq shumë me atë të çifteve që ndahen,të fëmijëve me prindërit,të shtresave profesionale…… etj.
Jetojmë në një botë “të dënuar “deri në shkallën e ngrënies së njëri-tjetrit.
Sa do na ndihmoj pra dalja nga kriza?
Ndoshta mangësitë tona nuk do të shtohen me rritjen e të ardhurave tona?
Mos lini të verbërin të udhëzoj të verbërit.
Teoritë politike u shpikën për të justifikuar urrejtjen.Urrejtja mbillet vetëm prej djallëzive të njerëzve që ndaluan të kenë frikë Perëndie.
Familjet dhe shkollat e “vrasin” Perëndinë në shpirtin e fëmijëve.Fëmijët demonizohen duke u rritur.Asnjë kënaqësi nuk i bën të lumtur dhe më të shumtët janë të sëmurë.Dhe një moment,sepse nuk dinë të qajnë,bëhen dënues të prindërve të tyre dhe të gjithë shoqërisë.
Zoti Jesu Krisht na paralajmërin se:”për shkak të padrejtësive të shumta,do të shkretohet bota”.
Pasiguria që mbizotëron tek të gjithë ne është padrejtësia.Në padrejtësi përfundon mëkati i papenduar.
Cilado gjëndje politike ose ekonomike që mund të vijojj nga shqetësimet e njerëzve,nuk mund t’i preki arsyet e vërteta të lumturisë sonë.
Vetëm pendimi korrigjon dhe shpëton njerëzoret!

 

Kostandinos Ganotis
Marrë nga faqa e internetit:”Ortodoksia e Bashkuar”(në gjuhën greke).
Përkthyer nga A. Marini

 

Kush është problemi ynë !