/ Problematika Moderne / Seksualiteti-Apostull Pavli

Seksualiteti-Apostull Pavli

Seksualiteti-Apostull Pavli

 

. . . Sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë (d.m.th. i pamartuar, thotë Pavli). Por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njëri kështu dhe tjetri ashtu. (…) I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t’i pëlqejë Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t’i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t’i pëlqejë burrit. Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t’ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t’i kushtoheni Zotit pa u shkëputur. (…) Prandaj ai që marton bën mirë, ai që nuk e marton bën edhe më mirë (1 Korinthianët 7:7, 32-35, 38; shih 1 Korinthianët 7:7-40

Personi i pamartuar që e jetoi jetën e tij apo të saj pa grua ose burrë, është thirrur në virgjëri si një dëshmitar në këtë botë i Mbretërisë së Perëndisë ku “në ngjalljen, ata as martohen dhe as martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell” (Matheu 22:30).Për këtë arsye, për ata që ndjekin jetën murgërore thuhet se kanë veshur “rroben engjëllore”. Kjo nuk do të thotë se ata bëhen të çmishëruar ose joseksualë. Por do të thotë më tepër se ata i shërbejnë dhe e lavdërojnë vazhdimisht Perëndinë si bijtë e Tij, duke përbërë, si të thuash, familjen universale të Perëndisë, pa qenë vetë udhëheqësit e familjeve në këtë botë. Në këtë mënyrë ata e shpreshin veten si etër dhe nëna, si vëllezër dhe motra të të gjithë njerëzimin në Krishtin.
 
Këtu mësimi është i qartë. Njerëzit mund t’i shërbejnë Perëndisë dhe të jetojnë jetën e tyre shpirtërore si në martesë, ashtu edhe në jetën e pamartuar. Dhe njerëzit mund të mëkatojnë në të dyja, gjithashtu. “Secili ka dhuntinë e tij të veçantë nga Perëndia” (1 Korinthianët 7:7). Megjithatë, Shën Pavli mendon se ndër ata që duan ta bëjnë në mënyrën më të përsosur që munden, ata që nuk martohen “do ta bëjnë më mirë” (1 Korinthianët 7:38-40).
 
 
Kisha ortodokse autoqefale e shqiperise 
 
 

Seksualiteti-Apostull Pavli