/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Fjalë të urta nga Shën Agathoni

Fjalë të urta nga Shën Agathoni

 

Fjalë të urta nga Shën Agathoni

 

At Agathoni

Shkuan njëherë disa njerëz tek at Agathoni, sepse kishin dëgjuar se kishte shumë mirëkuptim dhe donin ta provokonin nëse “nxehet” .E pyetën:” Ti je Agathoni? Kemi dëgjuar  për ty se je imoral dhe krenar”. “Po,është e vërtetë “,u përgjigj ai.
Ata vazhduan:”Ti je Agathoni i ashpër  që te gjithë i akuzon?”
“”Unë jam”,iu përgjigj. “Ti je Agathoni heretik ?” e pyetën përsëri dhe iu përgjigj:
“Nuk jam heretik”. Atëhere iu lutën:”Na thuaj,përse i pranove të gjitha ato që të thamë dhe këtë fjalë nuk e durove?” Dhe Agathoni u shpjegoi:”Akuzat e para ia dedikoj  vetes sepse këtë meriton shpirti im.Por herezia është ndarje nga Perëndia ,dhe nuk dua të ndahem nga Perëndia “. Kur e dëgjuan,adhuruan mirëkuptimin e tij dhe u larguan duke përfituar  mësime nga ai.

At Agathoni
 
Dikur ,at Agathoni ishte duke shëtitur me nxënësit e tij.Njëri prej tyre gjeti në rrugë një rrënjë bizele të vogël dhe pyeti at Agathonin:” At,më lejon ta marr këtë?”At Agathoni e pa me kurreshtje dhe e pyeti: “Ti e vure atje?” Nxënësi u përgjigj:”Jo”, dhe at Agathoni vazhdoi:” Si pra kërkon të marrësh dicka të cilën nuk e vendose ti atje?”
 

Marrë nga libri i Etërve të Shenjtë (Gjerondiko)

Fjalë të urta nga Shën Agathoni