/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Shportat e dashurisë

Shportat e dashurisë

Shportat e dashurisë

 

Jetonte një murg që quhej Ava Agathoni.Gjithë ditën e kalonte duke iu lutur Perëndisë.Për të jetuar thurte shporta dhe i shiste .Një ditë morri shportat dhe u nis në pazar për ti shitur.Atje takoi një plak sakat që nuk ecte.

-“Për dashurinë e Perëndisë at mos më lë këtu pa më ndihmuar.Më merr me vete të lutem”,i tha Ava Agathonit.

Murgu e morri mbi shpinë deri te pazari dhe e uli pranë vetes.Pasi kaloi pak kohë shiti disa shporta.

-“Sa lek morre? E pyeti plaku.

-“Këto”,i tregoi murgu.

-“Mirë janë! Më bli një byrek se kam ditë pa ngrënë”,i thotë plaku.

-“Me kënaqësi”,thotë At Agathoni dhe i bleu të hajë.Pas pak plaku i kërkoi t’i blinte fruta.Më vonë një ëmbëlsirë dhe sa herë që shiste një shportë i kërkonte dhe dicka tjetër derisa u shitën të gjitha dhe u shpenzuan të gjitha fitimet për plakun lypës.Për murgun nuk ngeli asgjë,kështu që do ngelej gjithë javën pa ngrënë.

Por për   Ava Agathonin ishte një gëzim i madh që shpenzoi gjithë fitimin për lypsin sakat.Kur murgu po përgatitej të ikte,plaku i thotë:-“Tani më co atje ku isha të lutem dhe pastaj ik”.

Megjithëse i lodhur,Agathoni e morri mbi shpinë.Me shumë vështirësi arriti deri atje.Kur po e linte dëgjoi një zë të ëmbël që i thotë: “I bekuar qofsh Agathon në tokë dhe në qiell”. Ktheu kokën por nuk e pa më plakun aty.Ishte një ëngjëll që e kishte dërguar Perëndia për të provuar dashurinë e tij.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shportat e dashurisë