/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Ç’farë na pengon të njohim Perëndinë !

Ç’farë na pengon të njohim Perëndinë !

Ç’farë na pengon të njohim Perëndinë !

 

Pabesia vjen prej krenarisë.Njeriu krenar këmbëngul se i di të gjitha nëpërmjet shkencës,por njohja e Perëndisë prej atij nuk është e mundur sepse Perëndia njihet vetëm me zbulimin e Shpirtit të Shenjtë.
Perëndia shfaqet te shpirtet e përulura.Tek ata tregon veprat e Tij,të cilat nuk i nxë mendja jonë.
Nëpërmjet mendjes mund të njohim vetëm gjërat e kësaj bote,edhe këto pjesërisht. Ndërsa Perëndia dhe gjithë qielloret njihen me Shpirtin e Shenjtë.
Disa përpien gjithë jetën e tyre të mësojnë ç’farë ekziston në hënë,tek dielli,ose diçka të përngjashme me to,por nga këto shpirti nuk përfiton asgjë.
Por në qoftë se do përpiqeshim të njohim se ç’farë ekziston brenda njeriut,atëherë do shikonim se brenda në shpirtin e mëkatarit ka vetëm errësirë dhe ferr.
Dhe mos të harrojmë se në ferr ose në parajsë do jemi përjetë.
Zoti i dha botës Shpirtin e Shenjtë dhe sa e morrën atë,ndjejnë parajsën brenda tyre.Ndoshta mendon:”Pse nuk e kam dhe unë këtë hir?”Sepse ti nuk iu dorrëzove vullnetit të Perëndisë por jeton sipas vullnetit tënd.
Vini re atë që jeton sipas vullnetit të tij: nuk ka asnjëherë paqe në shpirt dhe nuk ndjen kënaqësi me asgjë. Prandaj dhe të gjitha bëhen siç nuk duhet!
Ai që u dorëzua plotësisht në vullnetin e Perëndisë,ai ka lutje të pastër dhe shpirti i tij e do Perëndinë.Kështu u dorrëzua e Tërëshenjta,Virgjëresha Mari.“ Ja shërbëtorja e Zotit,u bëftë vullneti i Tij”(Lk.1:38).
Nëse do thonim edhe ne :“ Ja shërbëtori i Zotit,u bëftë vullneti i Tij”,atëherë fjalët e Ungjillit të Zotit do jetonin në shpirtin tonë,
dashuria e Perëndisë do mbretëronte në gjithë botën dhe jeta në tokë do kishte një bukuri të papërshkrueshme.
Por megjithëse fjalët e Zotit dëgjohen kaq shekuj në gjithë botën,njerëzit nuk i kuptojnë dhe nuk duan t’i pranojnë.
Ai i cili jeton sipas vullnetit të Perëndisë,ai do lavdërohet dhe në qiell dhe në tokë.

 

Shën Siluano Rusi.
Përkthyer nga A. Marini

 

Ç’farë na pengon të njohim Perëndinë !