/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Gruaja mëkatare

Gruaja mëkatare

Gruaja mëkatare 

Shën Pafnutio mësoi se diku në Aleksandri jetonte një grua mëkatare  e cila e kishte shndërruar shtëpinë e saj në kurth vdekjeje.Vendosi kështu Shenjtori të  shkoj ta ndihmoj këtë grua mëkatare.U vësh si tregtar dhe shkoi në shtëpinë e saj.Ajo e priti me gëzim dhe e vendosi në dhomën më të mirë.Por Shenjtori e pyeti :-nuk ke një dhomë tjetër ku nuk mund të na shikoj askush?
-Asnjë nuk na shikon këtu,iu përgjigj gruaja.
-As Perëndia ?, e pyeti Shenjtori.
Gruaja heshti.
-Si guxon të bësh përpara syve të Perëndisë gjëra të cilat as përpara njerëzve nuk guxon t’i bësh ?
Këto fjalë ishin të mjaftueshme dhe e tronditën gruan mëkatare aq shumë sa e bënë atë të ndërroj mënyrë jetese.
Sa nga ne  shkelin ligjet Hyjnore dhe njerëzore me mendimin se nuk i shikon askush? …..
Por mos të harrojmë se na shikon Perëndia.Askush nuk mund të fshihet nag sytë e Tij.
Të mos jetojmë duke gënjyer veten se mund të fshihemi.Perëndia shikon,dëgjon, lexon dhe ndjek gjithcka.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Gruaja mëkatare