/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Lëmosha

Lëmosha

Lëmosha

 

Kur japim lëmoshë  është si ti japim hua  Perëndisë. Të mos ia japim vetë drejtpërdrejtë edhe që të mos ofendojmë të varfërin por dhe që të mos na shtohet egoizmi. Të mos ndihmojmë me egoizëm por  të kuptojmë se thjesht jemi arkëtarë të Perëndisë. Sepse egoizmi është krenari dhe krenaria është e barabartë me djallin.Kur shohim lypsa jashtë Kishës,jepjani fëmijëve lëmoshën që t’ua japin ata lypsave.Kështu shmangni disi egoizmin dhe i mësoni fëmijëve virtytin e lëmoshës.

Kudo që të shkoni mos u dukni.Por tregoni zemërgjerësi kur jepni lëmoshë,sic thotë Shën Joan Gojëarti,që duke dhënë këto pak të marrim shumë.”Mos ndoshta  Ai që ju dha ju këtë pasuri nuk mundej të kuronte dhe varfërinë e atij tjetrit ?Por nëpërmjet kësaj e lë të varfërin të vuaj nga uria që ai të marri rrogë të madhe për durimin e tij dhe ti të gjesh shpëtim prej bamirësisë që bëre”.Pra kur të kuptosh se dikush vuan nga varfëria dhe nga uria,për ta ndihmuar atë por dhe për të mirën tënde,bëhu arkëtar besnik ndaj atyre që tu dhanë nga Zoti që kur të ngushëllosh varfërinë e tjetrit,të fitosh shumë bekime prej së larti. 

Shën Vasili na thotë kështu: “Nëse e ruan pasurinë,nuk do e kesh.Nëse e shpërndan (ashtu sic porosit Zoti),nuk do ta humbësh”.

 

Oshënar Porfirio

Përkthyer nga M. Vasili

 

Lëmosha