/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Paisio ,Këshilla për prindërit

Shën Paisio ,Këshilla për prindërit

Shën Paisio ,Këshilla për prindërit

 

Le të bëjmë “investimin” më të mirë dhe pa shpenzime tek fëmijët tanë……..

Disa prindër i detyrojnë shumë fëmijët e tyre,akoma edhe përpara të tjerëve.Sikur  janë mushka të ngarkuara dhe i drejtojnë të ecin drejtë përpara.Kanë një kapistall në duar dhe i thonë:”Të ecësh i lirë!” dhe arrijnë deri në rrahje.

Sot erdhi një nënë me djalin e saj (një djalë i gjatë),që ishte i sëmurë.”Cfarë të bëj At,më tha.Djali im as ha e as pi dhe as do të na shikoj me sy”. I thashë si të veproj dhe më pyeti përsëri:”Tani cfarë të bëj;”

-Ndoshta At nuk kuptuat c’farë i thatë, (e pyeti bashkbiseduesi).

-Si nuk e kuptoi! ” Unë as një orë nuk mund të rrijë me ty,i thashë,si mund të rrijë djali? E cmënde!

-Jo,unë e dua,mu përgjigj.

-Si e do,përderisa nuk gjen prehje pranë teje dhe kërkon të largohet nga shtëpia për të qenë në ambjent tjetër? Kur është larg jush është shumë mirë.Përderisa nuk ju do,kjo tregon se keni edhe ju faj.Mos e acaroni sepse e shkatërroni kështu si i silleni.Silljuni me të mirë,me durim.

Pasi ia thashë të gjitha këto,më pyeti përsëri:-“C’farë të bëj,djali nuk na do”. 

-Si mund të merresh vesh me këtë grua?Duke qënë mirë e bukur djali,e nxjerrin problematik!Ky është difekt.

Në këtë mënyrë prindërit nuk i ndihmojnë fëmijët por i “mbysin”.Vazhdimisht “mos këtë e mos atë,këtë bëje kështu,etj….” Duhet të tërheqin por pa e këputur fijen.T’i kontrrollojnë me mënyra fëmijët dhe t’i kërkojnë edhe llogari por të mos krijojnë boshlliqe ndërmjet tyre.Të veprojnë si kopshtari i mirë,kur mbjell një pemë.E lidh me një fije në një dru që të mos shtrembërohet dhe të mos goditet kur e lëkund era majtas dhe djathtas.E rrethon dhe e ujit njëkohësisht deri sa t’i rriten degët që të mos e hanë bagëtia sepse ndryshe iku,u shkatërrua.Dhe pasi t’i rriten degët,kopshtari ia heq gardhin .Edhe fryt jep pema por dhe mban nën hijen e saj edhe bagëti edhe njerëz.

 

Përkthyer nga M. Vasili 

 

Shën Paisio ,Këshilla për prindërit