/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Porfirio Kavsokaliviti

Shën Porfirio Kavsokaliviti

Shën  Porfirio Kavsokaliviti

 

” Vetëm një është qëllimi ynë,dashuria në Krishtin,bashkimi me Atë.Kjo është parajsa e tokës.Dashuia për Krishtin është dashuria për të afërmin, për  të  gjithë por dhe për armiqtë.

Atje ku ekziston dashuria e Krishtit,zhduket vetmia,je i gëzuar,i paqshëm,i plotësuar..

Jeton pa ankth,pa sëmundje,pa melankoli.Jeton me ëngjëjt dhe me Shenjtorët në qiell,me njerëzit,me natyrën, me kafshët në tokë.Kur Krishti vjen në zemrën tënde,jeta  ndryshon,pasionet zhduken.

Krishti është gjithshka !

Që të të duan të tjerët,duhet që edhe ti ti duash ata.

Këtu në tokë kemi një pengese,ndaj duhet besimi.Pengesa është trupi,ndërsa pas vdekjes e sheh Krishtin ashtu sic sheh diellin.Kur nuk jeton me Krishtin jeton me mërzitjen,me melankolinë,me ankth dhe me stres.Ilaci i gjithë këtyre sëmundjeve dhe i gjithë pasioneve  është përkushtimi te Krishti Perëndi.Dashuria e Perëndisë ndryshon,shenjtëron,korrigjon dhe shëron cdo gjithshka “.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën  Porfirio Kavsokaliviti

</