/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shpirti i Shenjtë

Shpirti i Shenjtë

Shpirti i Shenjtë

 

Drita e pakrijuar

 Hiri i Shpirtit të Shenjtë është dritë dhe e ndriçon njeriun. Zoti shpesh e shfaqte para shumë dëshmitarëve energjinë e Shpirtit të Shenjtë atyre njerëzve që ishin ndriçuar dhe që ishin shenjtëruar. Kujto Moisiun kur zbriti nga mali Sina  pas bisedës qe ai kishte bërë me Perëndinë. Njerëzit nuk mund ta shihnin sepse ai rrezatonte një dritë të çuditshme e cila e rrethonte dhe ai ishte i detyruar tu shfaqej njerëzve me fytyrë të mbuluar.Kujto dhe shpërfytyrimin e Zotit në malin Tabor.

“Rrobat e Tij u bënë të bardha si drita”dhe “dishepujt e Tij sapo e dëgjuan këtë ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe kur u shfaqën Moisiu dhe Ilia, “ata i mbuloi një re e shndritëshme.

 

Shpirti i Shenjtë

 

 

Pra Hiri i Shpirtit të Shenjtë shfaqet si një dritë që nuk mund të krahasohet me gjë tjetër.

– Si është e mundur, që ta kuptoj se gjendem në hirin e Shpirtit te Shenjtë?

– Eshtë diçka shumë e thjeshtë – mu përgjegj – Zoti thotë se është e lehtë për ata që kanë fituar diturinë. Apostujt e kishin këtë dije prandaj e kuptonin gjithmonë në qoftë se gjendej Shpirti i Perëndisë me ta apo jo. Duke parë prezencën e Shpirtit të Shenjtë brenda tyre thonin me siguri se vepra e tyre ishte e Shenjtë dhe mbi të gjitha e pëlqyeshme për Perëndinë.Prandaj kështu shpjegohet përse shkruanin në letrat e tyre “Na u duk mirë Frymës se Shenjtë dhe neve” dhe vetëm me këtë kusht i paraqitnin letrat e tyre si një e pakundërshtueshme

e të gjithë besimtarëve. Apostujt e Shenjtë ndjenin në mënyrë të prekshme prezencën e Shpirtit të Shenjtë.

E sheh i dashur se gjërat janë të thjeshta;

– Me gjithë këto nuk jam i bindur se si mund të gjendem në hirin e Shpirtit të Shenjtë.Si mundem ta kuptoj ndriçimin e Tij të vërtetë?

– Ju thashë më parë që është diçka shumë e thjeshtë dhe ua shpjegova me hollësi se si njerëzit ndodhen në Shpirtin e Shenjtë dhe se si mund ta kuptojmë prezencën e Tij brenda nesh.Cfarë gjëje tjetër doje pra?

– Dua që t’i kuptoj këto shumë mirë , u përgjigja.

Atëherë at Serafimi më kapi fort nga shpatullat dhe më tha:

– Tani jemi që të dy brenda në Shpirtin e Shenjtë. Përse nuk më shikon?

– Nuk mund t’ju shikoj sepse nga sytë tuaj dalin rreze të shkëlqyera dhe fytyra juaj shkëlqen.Prandaj për mua është e pamundur që të të shoh në sy.

– Mos u trondit. Edhe ti tani shkëlqen porsi unë. Edhe ti gjendesh në plotësinë e Shpirtit të Shenjtë sepse pëndryshe nuk do të kishe mundësi që te shihje këte gjëndje në të cilën ndodhem.

Pastaj, duke u përkulur pakëz, më tha në vesh:

– Falendero Perëndinë për mëshirën e Tij të madhe. Sigurisht që ti e vure re që unë nuk bëra kryqin por vetëm sa u luta me mend, me zemrën time dhe thashë: “O Zot, bëje të denjë që ta shohë me sytë trupor ndriçimin e Shpirtit Tënd me të cilin bëre të denjë shërbëtorët e tu kur ke mirësinë t’u shfaqesh me dritën e lavdisë Sate”. Ja i dashur, Zoti e plotësoi menjëherë lutjen e përulur të Serafimit të varfër. Si mos i jemi mirënjohës që të dy Perëndisë për dhuratën e madhe që na bëri, e cila as që mund të përshkruhet. Zoti në këtë mënyrë ua shfaq rrallë hirin e Tij madje edhe eremitëve të mëdhenj. Ky hir Hyjnor, si një nënë e dhembshur, pati mirësinë të ngushëllojë zemrën tënde të dërmuar pas ndërmjetimit të vet Nënës së Zotit. Përse i dashur nuk po më shikon në sy?

Shikomë pa u frikësuar, Zoti është bashkë me ne.

Pas këtyre fjalëve ngrita syte dhe kur pashë fytyrën e tij më pushtoi një përdëllim i madh në zemër.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

Shpirti i Shenjtë