/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Te cilët shfaqet Perëndia !

Te cilët shfaqet Perëndia !

Te cilët shfaqet Perëndia !

 

Perëndia shfaqet kryesisht tek njerëzit e thjeshtë.
Zakonisht “fshihet” nga njerëzit krenar.
Perëndia prehet te butësia dhe te përulësia .
Përulësia po arrin të bëhet  dicka e panjohur,e panevojitshme dhe e pavlefshme në këtë botë.
Acarimi dhe mëndjemadhësia janë sot meritë, janë forcë,janë zbukurime që zotërojnë.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë thoshte :”Perëndia u shfaqet trimave,guximtarëve !” .
Fatkeqësisht në ditët e sotme kjo trimëri shpirtërore mungon  tek të krishterët.Gjithandej shikon një frymë të cekët,të mesme,të mpirë të shkretë dhe të ndrojtur.
Cdo gëzim i botës  është shumë i vogël përpara gëzimit që fal Krishti te nxënësit e Tij të besuar.Prandaj kishte të drejtë Shën Paisio kur thoshte :”Kam një peshore.Nga njëra anë vë gjithë gëzimet e botës dhe nga ana tjetër vë gjysmën e gëzimit tim.Peshorja peshon  nga gëzimi im !”
Perëndia është për të gjithë por shfaqet te të pëulurit.Qëdron larg nga egoistë dhe nga kryelartët,nga ata që e quajnë veten të mencur dhe të ngritur.Sic duket këta nuk e duan në jetën e tyre.Ndjejnë se i shqetëson,i kontrollon,i pengon.

 

At Moisiu,murg i Malit të Shenjtë .


Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Te cilët shfaqet Perëndia !