/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Joan Gojarti!

Shën Joan Gojarti!

Shën Joan Gojarti!

 

Mbrojtës i shquar i Krishtërimit, Atë i Madh i Kishës, mësues Ekumenik!Një nga Tre Hierarkët së bashku me Vasilin e Madh dhe Grigor Teologun. Kisha e quajti Gojartë për bukurinë e fjalëve të tij.

Shën Joani lindi në Antioki në vitin 347. Ngeli jetim nga babai i tij në moshë të vogël dhe u rrit nga nëna e tij Anthousa.

Studioi retorikë pranë mësuesit të famshëm Livanius. Mësuesi i tij e vlerësoi aq shumë për zgjuarsinë dhe aftësinë e tij retorike, sa dëshironte ta linte si pasardhës të tij në akademi , nëse të nuk do ta kishin “fituar” krishtërimi.

Pas studimeve ushtroi profesionin e avokatit për një kohë në Antioki dhe më pas u largua në shkretëtirë, ku u bë asket. Në vitin 381 u kthye në Antioki për t’u dorëzuar dhjak dhe më pas prift. Gjatë ketyre viteve Shen Joani u dallua për interpretimin e Shkrimeve, predikimin dhe veprimtarinë e tij baritore. Fama e tij shpejt u përhap përtej kufijve të Antiokisë dhe në fund të vitit 397 ai u thirr në Kostandinopojë për të marrë fronin e kryepeshkopit. Më 15 dhjetor të të njëjtit vit, u fronëzua Episkop i Kostandinopojës.

Qëllimi i tij i parë ishte riorganizimi i Kishës.Predikimet e tij vunë në dukje devijimet e të gjitha shtresave shoqërore dhe shpallën nevojën për t’ju kthyer jetës së krishtere,veçanërisht të kleri dhe drejtuesit e shtetit. Kështu, ishte pothuajse e sigurt që do të vinte në konflikt me shumë nga sundimtarët kishtarë dhe politikë të kohës së tij. Ai nuk ngurroi t’i kundërvihej edhe perandoreshës Evdhoksia dhe per këtë u internua dy herë. Në internimin e tij të dytë, rrugës për në Komanë të Pontit, ndërroi jetë më 14 shtator 407, në moshën 60-vjeçare.

Shën Joan Gojarti u shqua shkrimtari më i madh i veprave dhe shkrimeve të Kishës sonë. Vepra e tij më e madhe është “Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit” e cila kryhet ç’do të djelë në Kishën tonë.

Kisha jonë kremton Shën Joan Gojartin më 13 Nëntor!

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Shën Joan Gojarti!