/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Marina

Shën Marina

Shën Marina

 

Shën Marina lindi në Andioki të Pasidisë në vitet e perandorit Klavdios së dytë,në 270 pas Krishtit.Pak ditë pas lindjes, nëna e saj vdiq dhe i ati,Edhesio, i cili i shërbente idhujve,ia besoi rritjen e vajzës një gruaje të krishtere nga e cila Shenjtorja mësoi dhe u njoh me Krishtin.Kur mbushi 15 vjec i zbulon të atit besimin e saj.I cuditur nga këto  që dëgjoi,e mohoi me urrejtje të bijën.
Përndjekësi Olimvrio e arestoi Marinën dhe thirri për ta marrë  në pyetje.Kur e pa,u mahnit nga bukuria e saj dhe u përpoq me cdo mënyrë ta bindi të mohojë Krishtin dhe të martohen bashkë.Por më kotë.Në c’do përpjekje të tijën Shenjtorja përgjigjej me të njëjtat fjalë:”jam e krishtere”.Atëherë ai urdhëroi ta shtrijnë përtokë dhe ta rrahin kaq shumë sa toka u bë e kuqe nga gjaku i saj.Më pas,ashtu sic ishte me emoragji,e lanë varur dhe pastaj e cuan në burg.
Në burg i ndodh kjo gjë:Djalli i shndëruar në drago u përpoq ta trembte.Por Shën Marina iu lut Perëndisë dhe menjëherë dragoi u bë qen i zi dhe atëherë ajo morri një cekic dhe duke e goditur atë me bishtin e cekicit e nënshtroi
Kur Olimvrio e morri përsëri në pyetje,vërtetoi se qëndronte e palëkundur në besimin e saj, e dogji  e lambadhe të ndezura.Plagët e saj u shëruan menjëherë dhe kjo cudi bëri shumë nga të pranishmit të besonin te Krishti.Kur pa Olimvrio se ndodhej përpara një rreziku të madh ,urdhëroi t’i prisnin kokën,dhe keshtu morri Shenjtorja kurorën e paprishur të lavdisë së përjetshme .
Kremtimi i saj festohet më 17 Korrik.

 

A Marini

 

Shën Marina