/ Ungjilli i të djelës / E 10 e Mattheut-Ungjilli i të djelës

E 10 e Mattheut-Ungjilli i të djelës

E 10 e Mattheut-Ungjilli i të djelës

 

Mt.17:14-23

14 Edhe kur erdhën ata tek turma, i erdhi pranë një njeri e i ra në gjunjë, duke thënë; 15 Zot, përdëlle tim bir, sepse e zë sëmundja e hënës (e tokës), edhe heq keq; sepse shumë herë bie në zjarr, e shumë herë në ujë. 16 Edhe e çova te nxënësit e tu, por nuk mundën ta shërojnë. 17 Edhe Jisui u përgjigj e tha: O brez i pabesë dhe i shthurur, deri kur do të jem bashkë me ju? Deri kur do t’ju duroj ju? Sillmani mua atë këtu. 18 Edhe Jisui e qortoi atë, edhe demoni doli nga ai, edhe djali u shërua që në atë çast.

19 Atëherë nxënësit erdhën pranë Jisuit veçan, e thanë: Pse ne nuk mundëm ta nxjerrim atë? 20 Edhe Jisui u tha atyre: Për pabesinë tuaj. Sepse me të vërtetë po ju them juve: Në paçi besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: Shko së këtejmi atje, edhe do të shkojë, edhe asgjë nuk do të jetë e pamundur për ju. 21 Edhe ky lloj nuk del veçse me lutje e me agjërim.

22 Edhe ndërsa ata po silleshin përqark në Galile, Jisui u tha atyre: I Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve. 23 Edhe do ta vrasin atë, edhe të tretën ditë do të ngjallet. Edhe atyre u erdhi tepër keq.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 10 e Mattheut-Ungjilli i të djelës