/ Ungjilli i të djelës / Llk.5:1-11 Peshkimi,nxënësit e parë

Llk.5:1-11 Peshkimi,nxënësit e parë

Llk.5:1-11 Peshkimi,nxënësit e parë

 

1 Edhe ndërsa turma ishte duke e shtrënguar atë që të dëgjonin fjalën e Perëndisë, ai qëndronte pranë liqenit Gjenisaret.
2 Edhe pa dy lundra duke qëndruar pranë bregut të liqenit; edhe peshkatarët dolën nga ato, e lanin rrjetat.
3 Edhe ai hyri në njërën nga lundrat, në atë të Simonit, dhe i kërkoi atij të largohej pak prej tokës. Edhe si ndenji mësonte turmën nga lundra.
4 Edhe si pushoi së foluri, i tha Simonit: Sill lundrën në ujëra të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshq.
5 Edhe Simoni u përgjigj e i tha: Mjeshtër, gjithë natën u munduam, dhe nuk zumë gjë; po për fjalën tënde do ta hedh rrjetën.
6 Edhe si bënë këtë, mbyllën brenda një mori të madhe peshqish, edhe rrjeta e tyre po çahej.
7 Edhe u bënë me shenjë shokëve që ishin në lundrën tjetër, që të vinin e t’u ndihmonin; edhe ata erdhën, edhe mbushën të dy lundrat, kaq sa ato po fundoseshin.
8 Edhe Simon Pjetri, kur pa, ra në gjunjët e Jisuit, duke thënë: Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri mëkatar.
9 Sepse habi e pushtoi atë dhe ata që ishin bashkë me të, për gjahun e peshqve që zunë;
10 gjithashtu edhe Jakovin e Joanin, të bijtë e Zevedheut, të cilët ishin shokë të Simonit. Edhe Jisui i tha Simonit: Mos ki frikë, se që nga tani do të zësh njerëz.
11 Edhe si sollën lundrat në tokë, i lanë të gjitha dhe shkuan pas tij.

Marrë nga :Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Peshkimi,nxënësit e parë