/ Ungjilli i të djelës / Shërimi i të verbërit

Shërimi i të verbërit

Shërimi i të verbërit

 

Llk: 18:35-43
35 Edhe ndodhi që kur ai po afrohej në Jeriko, një i verbër po rrinte pranë udhës duke lypur,
36 edhe kur dëgjoi turmën që po kalonte, pyeste se ç’po ndodhte.
37 Edhe i treguan se po shkon Jisu Nazaretasi.
38 Edhe ai thirri duke thënë: Jisu, bir i Davidit, përdëllemë.
39 Edhe ata që shkonin përpara e qortonin që të pushojë; po ai shumë më tepër thërriste: Bir i Davidit, përdëllemë.
40 Edhe Jisui qëndroi, edhe urdhëroi ta sjellin tek ai; edhe ai, si u afrua, e pyeti,
41 duke thënë: Ç’do që të të bëj? Edhe ai tha: Zot, të shoh përsëri.
42 Edhe Jisui i tha: Shih përsëri; besimi yt të shpëtoi.
43 Edhe menjëherë pa përsëri, edhe e ndiqte pas duke lavdëruar Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdi Perëndisë.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

Shërimi i të verbërit