/ Jeta Liturgjike / Lutje për të bërë vullnetin e Perëndisë

Lutje për të bërë vullnetin e Perëndisë

Lutje për të bërë vullnetin e Perëndisë

 

 

O Zot, nuk di ç’të kërkoj prej Teje. 

Vetëm Ti i njeh nevojat e mia të vërteta. 

Ti më do më shumë, sesa di të dua.

Ndihmomë të shoh nevojat, që mund të jenë të fshehta për mua.

Nuk guxoj të Të kërkoj as kryq, as ngushëllim;

me zemrën hapur, vetëm Ty mund të pres.

Vizitomë dhe ndihmomë me dashurinë Tënde të patundur.

Goditmë dhe shëromë; rrëzomë dhe ngrimë.

Në qetësi adhuroj vullnetin Tënd të shenjtë.

Të ofroj veten time si një flijim të gjallë. 

Gjithë besimin tim e vendos te Ti.

Nuk kam dëshirë tjetër, veç bërjes së vullnetit Tënd.

Mësomë të lutem. Lutu brenda meje. Amin.

 

Nga Shën Filareti i Moskës

 

Fragmet nga libri”O Zot dëgjo lutjen time”

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Lutje për të bërë vullnetin e Perëndisë