/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Besimi dhe përulësia e gruas kananease

Besimi dhe përulësia e gruas kananease

Besimi dhe përulësia e gruas kananease

 

Gruaja kananease ishte  një person që lindi,u rrit dhe jetonte në një shoqëri idhujtarësh.Kishte një vajzë të demonizuar dhe jetonte bashkë me të një dramë shumëvjecare. Kur dëgjoi  për Jesu Krishtin ndjeu  një besim të madh tek Ai sepse ajo kishte shumë përulësi.

Dhe e tregoi besimin e saj kur Jesu Krishti erdhi në atë zonë.Menjëherë doli për ta takuar.Gruaja kananease e shprehu besimin që kishte te Krishti që në momentin kur e pranon Atë si “bir i Davidit”, si Mesia dhe i kërkon ta mëshirojë.”Mëshiromë,bir i Davidit”!Tregon besimin e saj të palëkundur edhe kur Jesui e anashkaloi pa e vënë re dhe ajo vazhdonte e thërriste.U kthye më pas Jesui dhe i thotë :”nuk jam dërguar vecse për vathën e Izraelit”.Por ajo përsëri nuk tërhiqet.Dikush tjetër në vend të saj do ishte fyer,do ishte zhgënjyer dhe do ishte larguar.Por ajo qëndron duke kërkuar mëshirë dhe ndihmën e Tij.Jesu Krishti i përgjigjet këtë herë akoma më ashpër:”Nuk është mirë të marrë njeriu bukën e fëmijëve dhe t’ua hedhi qenve”.Por gruaja pa u zhgënjyer dhe pa u larguar,tregon besimin e saj të fortë dhe i përgjigjet:” Po o Zot por edhe këlyshët hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre “.

Vec besimit të saj të palëkundur,gruaja tregon dhe përulësinë e saj.Nuk e thërret të vij në shtëpinë e saj sepse e quan veten të padenjë por as i kërkon të mëshiroj  vajzën por të tregoj mëshirë për atë vetë dhe kështu do shërohej vajza e saj.Edhe kur Krishti i flet ashpër ajo nuk lëndohet nga fjalët e Tij dhe nuk largohet. Me përulësi dhe me besimin e saj ajo fitoi mëshirën e Perëndisë, dhe shërimin e vajzës.

Jesu Krishti u soll ashpër  gjatë gjithë kohës së takimit me të  që të mund t’i thërriste më në fund përpara nxënësve të Tij “Grua,besa jote është e madhe,tu bëftë sic do”.

Le të jetë shëmbull për ne besimi dhe përulësia e gruas kananease që të kemi edhe ne mëshirën e Perëndisë.Amin.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Besimi dhe përulësia e gruas kananease

 

</