/ Predikime-Katekizma- Artikuj / “Merrni trupin e Krishtit, shijoni burimin e pavdekësisë…”

“Merrni trupin e Krishtit, shijoni burimin e pavdekësisë…”

"Merrni trupin e Krishtit, shijoni burimin e pavdekësisë..."

 

Arritja dhe dinakëria më e madhe e djallit është se ai i ka bërë njerëzit të mos kenë nevojë të ushqehen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit.
Ka shumë të krishterë që shkojnë në kishë, bëjnë shumë bamirësi, luten, por nuk marrin kungim.
Ata nuk do të shpëtojnë!
Sepse shpëtimi është një lidhje e ngushtë me Perëndinë. Kjo lidhje e ngushtë sigurohet me Kungimin e Shenjtë.
Kjo nuk do të thotë se ata që marrin kungimin do të shpëtohen, sepse varet nga përgatitja shpirtërore e njeriut që merr kungim.
Sepse edhe priftërinjtë marrin kungim çdo ditë, por shumica e tyre janë në ferr.
Kungimi i Shenjtë ofron rrugën për shpëtim.
I krishteri duhet të vij në Kungimin e Shenjtë me këtë qëndrim: “Zot, edhe pse kungoj padenjësisht, vij që të mos më “hajë” djalli dhe po të duash, më shpëto”.

 

At Dimitër Panagopulos
Marrë nga faqa e internetit :
” Kinonia Orthodhoksia”
Përkthyer nga M.Vasili

 

“Merrni trupin e Krishtit, shijoni burimin e pavdekësisë…”