/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Këshillat e etërve të shenjtë për pasionin e zemërimit

Këshillat e etërve të shenjtë për pasionin e zemërimit

Këshillat e etërve të shenjtë për pasionin e zemërimit

 

 

Njeriu i nxehur dhe i inatosur akoma edhe nëse ngjall të vdekur nuk do të jetë i pëlqyer nga Perëndia,nëse nuk kapërcen pasionin e inatit.

Një murg ndjeu shumë inat për një murg tjetër,por u përmbajt,u lut dhe kështu ngasja kaloi pa lënë dëme shpirtërore.
Atëherë vuri re se nga goja e tij dilte tym.

Ai që nuk mund të përmbaj gjuhën e tij(fjalët) kur është i inatosur,nuk do mundet asnjëherë të mbizotëroj mbi pasionet e tij.

Katërmbëdhjet vjet qëndrova në shpellë duke lutur Perëndinë ditë-natë të më dërgoj hirin e Tij të mposht inatin,thotë Ava Amonas(At Amonas).

Pyetën një murg:çfarë është zemërimi? Kundërshtim,gënjeshtër dhe padituri!

Një murg na këshilloon kështu:Nëse dëgjon fjalë të hidhura gjatë zemërimit nga një vëlla,dhe më pas ai i mohon ato që të tha, mos e acaro më tepër duke këmbëngulur se ti tha.Sepse mundet të kthehet përsëri dhe të përgjigjet “po ti thashë dhe çfarë u bë?”dhe zemërimi do bëhet edhe më i madh.Por hesht dhe mos thuaj asgjë.Atëhetë do mbizotëroj paqja.

Zemërimin e ndalon vetëpërmbajtja.E lehtëson dashuria dhe simpatia.

Kur dikush të mërzit për diçka dhe e sheh të arsyeshme që duhet të bësh një sqarim mbi këtë pikë,mos e bëj kur tjetri ndodhet akoma nën ndikimin e inatit dhe ti je akoma i tronditur.Mos i fol atë moment që të mos tronditesh më tepër. Por kur të shikosh se të dy jeni të qetë,atëherë foli.

Jo me mënyrë gjykuese,por sikur të jesh duke i kujtuar të drejtën.Dhe këtë ta bësh me shumë përulësi.

Duhet ta armatosim zemërimin tonë vetëm kundër demonëve të cilët na luftojnë nëpërmjet mendimeve dhe kanë inate me ne.

Ai që kreshmon nga ushqimet dhe pijet,por që e ushqen inatin me mendime dinake,ai njeri është si anija që udhëton në det të hapur dhe ka kapiten demonët. Prandaj le ta kontrollojmë inatin.

Mëndjen që endet e ndalon leximi,agripnia dhe lutja.Dëshirën për tu nxehur e vyshk uria,lodhja dhe distancimi nga njerëzit.
Inatin e frenuar e ndalojnë psalmet,vetëpërmbajtja dhe mëshira.

 

Përkthyer nga M.Vasili

Këshillat e etërve të shenjtë për pasionin e zemërimit