/ Ungjilli i të djelës / E Diela pas Theofanisё (Ujit tё bekuar)

E Diela pas Theofanisё (Ujit tё bekuar)

E Diela pas Theofanisё (Ujit tё bekuar)

 

“…Galilea e kombeve: populli qё rrinte nё errёsirёpa dritё tё madhe…”(Mat.4,16).
Errёsira ёshtё mungesa e Zotit. Drita ёshtё prezencae Tij. Populli jetonte nё errёsirёn e paditurisё sёPerёndisё. Tek ata mbizotёronte njё errёsirё shpirtёrore, pavarёsisht se jetonin nё njё qytet global, Galilea e kombeve qё presupozon njerёz tё kombёsive tёndryshme me qarkullim tё ideve, mentaliteteve, gjuhёve, kulturave etj. Tek ata u shfaq njё dritё e madhe qё largonerrёsirёn tek ata, iu zbulon kuptimin e vlerave dhe vetёjetёs. Ky ёshtё realiteti i ri i njeriut tё natyrshёm, i veshurme energjinё e dritёs, hirin e Zotit, duke pёrcaktuar jetёnpёrtej asaj vegjetative, biologjike dhe fizike. “…dhe kjoёshtё jeta e pёrjetёshme tё njohin ty Perёndinё e vёrtetё, Jisu Krishtin…” (Jon. 17,3).
Kjo e Dielё vjen nё kohёn kur kemi nisur njё vit tёri kalendarik me ngjarje tragjike, krime, korrupsion dhedegradim gjithjё e mё tepёr tё moralit. Kёto pasoja tёmungesёs sё dritёs (Zotit), pra njё errёsirё e thellёmbizotёron nё mendjen, zemrёn dhe shpirtin e njeriut tёsotёm edhe pse ekziston liria e besimit. Por dimё se botanuk ka interes pёr dritёn, madje kёrkon tё margjinalizojёata qё duan tё shfaqin dritёn, e injoron dhe i kundravihetme njё intensitet tё vazhdueshёm, duke e luftuar me mёnyrat e saj. Por pёr ata qё duan njё botё tё re me vleradhe njё jetё me kuptim nuk duhet tё dekurajohen edhepse nuk e shohin sё jashtmi, por le tё afrohen tekinstitucioni i vetёm qё Zoti themeloi-Kisha- qё nёmёnyrё mistike transformon njeriun e humanizmit, virtytit dhe vlerave. Ёshtё tragjike pёr ata “tё krishterё”, ndёrkohё qё Drita ka lindur, ata jetojnё me errёsirёn e sёligёs dhe sё keqes nё mendje, zemёr dhe shpirtin e tyre.
Nuk mund tё ketё identitet dhe integritet tё njeriut, dashuri dhe liri reale, kulturё dhe histori qё tёmbizotёrojё, aty ku pёrjashtohet apo luftohet Zoti.
Pjesё e predikimit tё mbajtur mё 10 Janar2016, Durrёs.

 

Përgatitur nga Dhimitёr Qosja

 

 

E Diela pas Theofanisё (Ujit tё bekuar)