Menu
Menu
AniviaWP
    • social
    • social
    • social
    • social
    • social
  • magnifier
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Kategori
    • Shenjtore dhe Etër
      • Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh
      • Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit
      • Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër
    • Predikime-Katekizma- Artikuj
    • Misteret e kishës Ortodokse
    • Jeta Liturgjike
    • Jeta Shpirtërore
    • Jeta Shpirtërore- Lutja
    • Familja Ortodokse
    • Material Audiovizual
    • Problematika Moderne
    • Lajme
  • Gjuhet e tjera
    • Greqisht
    • Anglisht
    • Gjermanisht
    • Rumanisht
    • Arabisht
    • Armenisht
    • Slovakisht
    • Turqinsht
  • Harta e faqes të internetit
  • Albanian
/ Jeta Liturgjike / KUNGATA HYJNORE -SA HERË DUHET TË KUNGOHEMI
<--Back

KUNGATA HYJNORE -SA HERË DUHET TË KUNGOHEMI

KUNGATA HYJNORE -SA HERË DUHET TË KUNGOHEMI

 

 
Çfarë thotë apostull Pavli

Apostull Pavli, duke u shkruar korinthianëve për këtë mister, thotë: “Sepse unë mora prej Zotit atë që edhe jua dhashë, se Zoti Jisu atë natë që u tradhtua, mori bukë, edhe si falënderoi e theu, edhe tha: Merrni hani… këtë bëni në kujtimin tim. Gjithashtu edhe kupën, pasi hëngri darkë, duke thënë: Kjo kupë është dhiata e re në gjakun tim; këtë bëni… sa herë të hani këtë bukë, dhe të pini këtë kupë, rrëfeni vdekjen e Zotit derisa ai të vijë” (1 Kor. 11:23-26).

Dhe apostull Pavli, duke thënë “Sa herë” që do të hani këtë Bukë e do të pini nga kjo Kupë, i jep të drejtën dhe lirinë kujtdo që dëshiron dhe është shumë i gatshëm që të kungohet, duke e çliruar nga çdo kufizim e dallim ditësh. Pra, e lë të lirë të bëhet gati e të vijë për t’u kunguar “sa herë” të dojë, që në të vërtetë, do të thotë “gjithnjë”.

Po kështu, në Veprat e Apostujve lexojmë se të krishterët e Jerusalemit mblidheshin me Apostujt e Shenjtë në krye dhe kryenin Misterin e Eukaristisë Hyjnore e kungoheshin me Misteret e kulluara. “Qëndronin me përkushtim, – thotë shën Llukai, – në mësimin e apostujve dhe në shoqëri dhe në thyerjen e bukës e në lutje” (Vep. Ap. 2:42).

Mirëpo del pyetja: Sa herë në vit kungoheshin? Dhe përgjigjen e gjejmë në vazhdim, në vargun 46, në të cilin thuhet: “Edhe përditë të përkushtuar dhe me një zemër në tempull, thyenin bukë shtëpi më shtëpi dhe hanin me gëzim e me kthjelltësi zemre, duke himnuar Perëndinë e duke pasur hir përpara gjithë popullit” (Vep. Ap. 2:46-47).

Nga sa u fol më sipër, Kungimi Hyjnor i vazhdueshëm nuk është në kundërshtim me mësimin e Krishtit dhe të Apostujve të Shenjtë, sepse, siç e pamë, Apostujt e zbatuan këtë mësim të Krishtit me porosi që morën nga vetë Ai.

 

 

DHIMITËR BEDULI

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

KUNGATA HYJNORE -SA HERË DUHET TË KUNGOHEMI

  • Share via Facebook
  • Share via Google
  • Share via Twitter
  • Share via Pinterest
  • Share via StumbleUpon
  • Share via Tumblr
  • Share via LinkedIn
  • Share via Email

Jeta Shpirtërore Orthodhokse

<--Back
NEXT ARTICLE
Cilat janë virtytet për ushtrimin e shenjtërimit?
02/08/2018 - 02:00
PREVIOUS ARTICLE
Shën Paisio -Drejtësia Hyjnore !
18/07/2018 - 06:14
  • Facebook

Interesting

  • Berberi dhe Perëndia !
    Berberi dhe Perëndia !
      Një herë shkoi një burrë te berberi për nevojat që…0 comments
  • Inferioriteti
    Inferioriteti
      Që të kapërcej dikush "rrjetën" e inferioritetit…0 comments
  • Shijova thesar të njëqindfishtë në qiell…
        Në sinaksarin e 27 Qershorit, është edhe një…0 comments
  • Mësime shpirtërore !
    Mësime shpirtërore !
      Durimi është rezultat i mirësisë.Kur humb njërën,ke…0 comments
  • Rreth egoizmit
        Njerëzit që janë të rënduar nga ana psikologjike…0 comments

Etiketa

Besimi Besimi dhe Jeta Orthodhokse Biografi cudi Dashuria Didactike Didaktikë Didaktikë- Heshtja Durimi Etër Familja dhe Orthodhoksia Festa të mëdha Gjerondiko Hierarkë të Mëdhenj të Orthodhoksisë Histori nga Jerondikoja Ikonat Java e Madhe Jeta Shpirtërore Orthodhokse Komboskini Kreshma Krishtlindje Kryqi Lutja Mirosja Mrekulli Mësime Shpirtërore Ndodhi të mrekullueshme Ngjallja Pagëzimit Pendimi predikim Psalme Sekte të tjera Shpirti i Shenjtë Shpirtit Shën Andoni i madh Shën Serafimi i Sarof Sinaksar Sëmundjet Terëshenjta Tregime nga jeta tjeter Urtësia Vdekja Virtyte y

Kërkim

AniviaWP
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit

Lejohet ripublikimi i artikujve dhe riprodhimi i materialit që është ne këtë web site, me kushtin materiali te riprodhohet i gjithë, pa shkurtime dhe me etiketimin e detyrueshëm të kësaj faqe inerneti www.orthodhoksiaebashkuar.al

  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit
Copyright © 2014 - All rights reserved