/ Jeta Liturgjike / Lutja

Lutja

Lutja

 

 Të gjitha virtytet dhe fuqitë e Perëndisë arrihen, kryesisht, nga lutja. Pa lutjen, nuk ka jetë shpirtërore. Ashtu si thotë peshkopi rus, Theofan i Mbylluri: “Nëse ju nuk jeni të suksesshëm në lutjen tuaj, ju nuk do të jeni i suksesshëm në asgjë, sepse lutja është rrënja për çdo gjë” (Theofan i Mbylluri, shek. 19, Arti i Lutjes, bot. Igumen Haritoni).

  Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t’i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht (Matheu 6:5-6).

Lutja e Zotit

  Kur po i mësonte nxënësit të luteshin, Krishti tha:

  Ju, pra, lutuni kështu: Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhι. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot. Dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë. Dhe mos na shtjer në ngasje, por çlirona nga i ligu (Matheu 6:9-13), kr. Lluka 11:2-4).

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Lutja