/ Jeta Shpirtërore- Lutja / KRISHTI U NGJALL!

KRISHTI U NGJALL!

KRISHTI U NGJALL!

 

Le të thërrasë me gëzim tek Zoti, i tërë dheu! Këndojini emrit të tij, jepini lavde lavdërimit të tij. I gjithë dheu le të falet e le të lavdërojë Ty! Le të lavdërojë emrin tënd, o i Shumë Lartë! Që të mund të njohim udhët e tua mbi dhe dhe shpëtimin tënd në tërë kombet. Le të të falenderojë populli Ty, o Perëndi! Le të të falenderojë Ty i gjithë populli.

Le të ngrihet Perëndia dhe le të përndahen armiqtë e tij dhe le të ikin prej faqes së tij ata që i kanë mëri. Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali . Kjo është dita që ka bërë Zoti, le të ngazëllohemi dhe le të dëfrehemi në atë.

Sot është dit’e ngjalljes, ndriçohu o popull. Pashka e Zotit, Pashka. Se Krishti, Perëndia ynë, na shpuri prej vdekjes tek jeta, prej dheut në qiell, duke kënduar këngën e fitores: Krishti u ngjall së vdekurish!

Krishti u ngjall!  Vërtet u ngjall!

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise 

 

KRISHTI U NGJALL!