/ Jeta Shpirtërore / Bëhu fëmijë

Bëhu fëmijë

Bëhu fëmijë

 

Këto thotë Zoti dhe fjala e Tij  është e shenjtë dhe e vërtetë.Cfarë privilegji kanë fëmijët në krahësim me të rriturit?Kanë tre vecori:besikmin,bindjen dhe faljen.
Fëmija  pyet prindërit për gjithshka dhe pavarësisht përgjigjes që merr,ai i beson.Fëmija i bindet prindërve dhe shumë thjesht imponon dëshirën e tij tek dëshira e prindërve.Fëmija është falës,edhe se provokon lehtë,fal shpejt.Zoti i kërkon të treja këto  vecori nga njerëzit,besimin,bindjen dhe faljen.Dëshiron që njeriu të besoj te Ai pa kushte,ashtu si fëmija te prindi dhe njerëzit të falin njeri-tjetrin pa iu përgjigjur të keqes me të keqe.   
Besimi,bindja dhe falja janë tre karakteristikat bazë të shpirtit të një fëmije.Çiltërsia dhe gëzimi,janë veçori plus.Një fëmijë nuk është lakmues,nuk është ambicioz,nuk është mendjemadh.Sytë e fëmijës janë të pacënuar nga pasjonet vdekjeprurëse dhe gëzimi  tij i pa infektuar nga shqetësimet.Kush mund të na bëj përsëri si fëmijët?
Askush përveç Krishtit!Ai mund të na bëj si fëmijët dhe të na ndihmoj të lindim sërisht me shëmbullin e Tij,me mësimet e Tij dhe me forcën e SHpirtit të Shenjtë.
Zot Jesu Krisht,Ti që je i përkryer në bindje,në përulësi,fëmijë i përjetshëm i Atit Qiellor,na ndihmo të bëhemi si foshnje të sapolindura nëpërmjet besimit dhe bindjes tek Ty dhe faljes ndaj të tjerëve.

 

Shën Nikolla Velimiroviç

Përkthyer nga A.Marini
 
 

Bëhu fëmijë