/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Kujdesu për shpirtin!

Kujdesu për shpirtin!

Kujdesu për shpirtin!

 

Jetonte një mbret i cili kishte një djalë mjaft dinak.Duke qënë se kishte humbur çdo shpresë për përmisimin e tij,mbreti e dënoi të birin me vdekje.

I dha një muaj kohë që të përgatitet.Pasi kaloi muaji,mbreti e thirri të birin të paraqitet përpara fronit.I habitur vuri re se djali dukej shumë ndryshe.Fytyrën e kishte të zbehtë dhe të dobët dhe  trupi i tij dukej vërtet se kishte vuajtur.

“-Si ndodhi ky ndryshim biri im?”,e pyeti mbreti.

“-At dhe Zoti im,si ishte e mundur të mos ndryshoja pasi çdo ditë që kalonte më çonte më afër vdekjes?”,u përgjigj djali.

“-Meqënëse ke ardhur në vete do të të fal.Por duhet të ruash vigjëlencën e shpirtit për gjithë jetën tënde” i tha mbreti.

“-Kjo gjë është e pamundur,”thotë djali.”Si do mund ti rezistoj dëfrimeve dhe ngasjeve?”

Atëherë mbreti urdhëroi ti sjellin një kanatë të mbushur me vaj dhe i thotë të birit:”Merre këtë kanatë dhe mbaje në duar duke ecur në gjithë rrugët e qytetit.Nga pas do të vijnë dy ushtarë me shpata të mprehta.Nëse të derdhet qoftë edhe një pikë vaji ,do të  presin kokën .”Djali bëri siç e urdhëroi mbreti.Me kujdes dhe hapa të matur eci në gjithë rrugët e qytetit,i shoqëruar nga ushtarët pa iu derdhur
asnjë pikë vaj.Kur u kthye, mbreti e pyeti:”Çfarë vure re duke ecur nëpër qytet?”

“-Asgjë nuk vura re.”

“-Si asgjë?” e pyeti mbreti.”Sot ishte festë e madhe.Me siguri pe banakët e mbushur me mallra,kaq karoca,kaq njerëz e kaq kafshë!”

“-Nuk pash asgjë nga këto sepse gjithë kujdesi im ishte te vaji në kanatë.Kisha frikë se mos më derdhej një pikë dhe humbja jetën”.

“-Shumë saktë” i thotë mbreti.”Mbaje këtë mësim në mendje për gjithë jetën.Të ruash të njëjtin kujdes për shpirtin brenda teje,ashtu siç bëre sot me vajin në kanatë.

Largoje mendjen larg atyre që humbasin shpejt dhe mbaje tek ato që qëndrojnë përjetë.Do jesh i shoqëruar jo nga ushtarë por nga vdekja tek e cila çdo ditë na çon edhe më pranë. Të tregohesh shumë i kujdesshëm dhe të ruash shpirtin nga  gjithë ngasjet shkatërruese”.
 
Djali iu bind fjalëve të mbretit dhe që atëherë jetoi i lumtur.

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

Kujdesu për shpirtin!