/ Jeta Shpirtërore / Mrekullia e lutjes së të përulurve!

Mrekullia e lutjes së të përulurve!

Mrekullia e lutjes së të përulurve!

 

Një periudhë mendoja se Zoti bën mrekulli vetëm me lutjen e Shenjtorëve.Por tani mësova se Zoti do bëj mrekulli dhe tek njeriu mëkatar,menjëherë sapo shpirti i tij të mbushet me përulësi.Sepse kur njeriu njeh përulësinë,atëherë Zoti dëgjon lutjet e tij.
Shumë njerëz,nga mungesa e përvojës thonë:”ky Shenjtor bëri mrekulli”, por unë mësova se Shpirti i Shenjtë që jeton brenda njeriut,bën mrekullira.
Një murg asket që jetonte në Malin e Shenjtë,pa se si lutjet e murgjve ngjiteshin në qiell.
Kur isha i vogël,vija re trishtimin e babait për thatësirën që bëntë dhe shkatërrimin që i sillte ajo punës së tij.
Largohesha në fund të baçes dhe lutesha:
“O Zot,Ti je i mëshirshëm,Ti na krijove,Ti na ushqen dhe na vesh të gjithëve.E shikon o Zot si mërzitet im at për thatësirën.Dërgo shi mbi tokë”.
Dhe retë mbulonin qiellin dhe shiu ujiste tokën.

 

Shën Siluano i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M. Vasili

 

Mrekullia e lutjes së të përulurve!