Menu
Menu
AniviaWP
    • social
    • social
    • social
    • social
    • social
  • magnifier
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Kategori
    • Shenjtore dhe Etër
      • Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh
      • Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit
      • Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër
    • Predikime-Katekizma- Artikuj
    • Misteret e kishës Ortodokse
    • Jeta Liturgjike
    • Jeta Shpirtërore
    • Jeta Shpirtërore- Lutja
    • Familja Ortodokse
    • Material Audiovizual
    • Problematika Moderne
    • Lajme
  • Gjuhet e tjera
    • Greqisht
    • Anglisht
    • Gjermanisht
    • Rumanisht
    • Arabisht
    • Armenisht
    • Slovakisht
    • Turqinsht
  • Harta e faqes të internetit
  • Albanian
/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E Diela pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar
<--Back

E Diela pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar

E Diela pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar

 

Pasazhi i Ungjillit: Ungjilli sipas Markut 8:34-9:1
Pasazhi i Apostullit: Letra për Galatinët 2:16-20

 

Kjo e Dielë për besimtarët orthodhoksë është vazhdimësi e festimit të Lartësimit të Kryqit të Nderuar, kremtim i cili u krye më 14 Shtator dhe sigurisht dhe i të Dielës para datës 14 Shtator, pra më 10 Shtator. Duke qenë vazhdimësi e kremtimve themelohet mbi festën e Lartësimi të Kryqit të Nderuar, por ka dhe karakteristikat e saj të veçanta. Këtë të Dielë theksohet marrëdhënia personale me kryqin. Besimtari nuk mbetet thjesht tek objekti i Kryqit, por fillon dhe zhvillon një marrëdhënie personale me të. Kisha bashkë me besimtarët kthejnë në vëmendje që sakrifica dhe dashuria që karakterizojnë kryqin, nuk duhet të mbeten thjesht si karakteristika të kryqit, por duhet të bëhen pjesë e jetës së njeriut. Pesha e Kryqit, mundi, sakrifica dhe durimi i mbajtjes së tij duhet të bëhen përjetime personale dhe jetësore të besimtarit.
Në këtë mënyrë besimtari nuk mbetet një vëzhgues apatik i ngjarjeve, simboleve dhe mësimeve që lidhen me jetën e Jisu Krishtit mbi tokë, por shkon më tej. Besimtari ndjek Krishtin dhe ndjekja e tij bëhet duke ngritur Kryqin, pra besimtari mban barrat që jeta i ofron, pa u ankuar, pa përbuzur apo urryer të tjerët, por duke u lutur, duke duruar, dhe mbi të gjitha duke ofruar dashuri dhe falje për të tjerët. Këtë bëri Jisu Krishti dhe këtë përpjekje njeriu e bën për të shpëtuar shpirtin e tij dhe për pasojë jetën, pasi jeta është pashmangërisht e lidhur me shpirtin. Njeriu mund të fitojë jetën, por pa shpirtin ai është i humbur, ndërsa ai që fiton shpirtin ka fituar dhe jetën. Kjo lidhje e fortë e jetës me shpirtin themelohet dhe ka jetëgjatësi aq sa lidhje ka njeriu me Perëndinë, i cili është Zot i shpirtit dhe i jetës.
Pikërisht kjo lidhje e njeriut me shpirtin dhe jetën e tij, që themelohet dhe përsoset në besimin tek Jisu Krishti, e bën besimtarin që ta shprehë këtë përjetim unik dhe të papërsëritshëm në botë. Besimtari shpreh dhe pohon me forcë se Jisu Krishti është Shpëtimtari i botës. Kështu ai fiton një dëshmitar për mbretërinë e Perëndisë, Birin e Perëndisë, Perëndinë vet. Ky është mesazhi i kësaj të Diele pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar.

 

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha“Apostull Pavli & Shën Asti”, Durrës

Përgatiti Thoma Çomëni

  • Share via Facebook
  • Share via Google
  • Share via Twitter
  • Share via Pinterest
  • Share via StumbleUpon
  • Share via Tumblr
  • Share via LinkedIn
  • Share via Email

Didaktikë

<--Back
NEXT ARTICLE
Mësime shpirtërore !
19/09/2018 - 02:00
PREVIOUS ARTICLE
Mrekullia e lutjes së të përulurve!
13/09/2018 - 02:00
  • Facebook

Interesting

  • Bëhu fëmijë
    Bëhu fëmijë
      Këto thotë Zoti dhe fjala e Tij  është e shenjtë…0 comments
  • E Mërkura e Madhe
    E Mërkura e Madhe
        Të Mërkurën, fokusi është në pendimin e gruas…0 comments
  • Vizion i një kristiani shpresëtar dhe mëshirues!
      Një njeri i martuar me fëmijë dhe shërbëtorë, dhe…0 comments
  • Tregime nga jeta tjeter
    Tregime nga jeta tjeter
        At  Makario  egjyptiani, u  tregoi  vartësve  të …0 comments
  • Dashuria për Perëndinë
    Dashuria për Perëndinë
      Ai që fitoi dashurinë e përkryer për Perëndinë,…0 comments

Etiketa

Besimi Besimi dhe Jeta Orthodhokse Biografi cudi Dashuria Didactike Didaktikë Didaktikë- Heshtja Durimi Etër Familja dhe Orthodhoksia Festa të mëdha Gjerondiko Hierarkë të Mëdhenj të Orthodhoksisë Histori nga Jerondikoja Ikonat Java e Madhe Jeta Shpirtërore Orthodhokse Komboskini Kreshma Krishtlindje Kryqi lajme Lutja Mirosja Mrekulli Mësime Shpirtërore Ndodhi të mrekullueshme Ngjallja Pagëzimit Pendimi predikim Psalme Sekte të tjera Shpirti i Shenjtë Shpirtit Shën Serafimi i Sarof Sinaksar Sëmundjet Terëshenjta Tregime nga jeta tjeter Urtësia Vdekja Virtyte y

Kërkim

AniviaWP
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit

Lejohet ripublikimi i artikujve dhe riprodhimi i materialit që është ne këtë web site, me kushtin materiali te riprodhohet i gjithë, pa shkurtime dhe me etiketimin e detyrueshëm të kësaj faqe inerneti www.orthodhoksiaebashkuar.al

  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit
Copyright © 2014 - All rights reserved
Posting....