/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

 

 

Heb.4:14-5:6

14Duke pasur pra një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jisuin, të Birin e Perëndisë, le të mbajmë rrëfimin tonë.
15 Sepse s’kemi kryeprift që të mos mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u nga në të gjitha si ne, por pa mëkatuar.
16 Le t’i afrohemi pra me

1 Sepse çdo kryeprift që merret prej njerëzve, vihet për njerëzit në gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të blatuar dhurata dhe flijime për mëkatet;
2 të cilit mund t’i vijë keq për ata që janë të paditur e të gënjyer; sepse edhe ai vetë është veshur me dobësi.
3 Edhe prandaj ka detyrë, si për popullin, kështu dhe për veten e tij, të blatoj theror për mëkatet.
4Edhe asnjë nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, si Aroni.
5Kështu edhe Krishti nuk e lavdëroi veten e tij që të bëhet kryeprift, po ai që i foli: “Ti je Biri im, unë sot të kam lindur”.
6 Sikurse edhe në tjetër vend thotë: “Ti je prift për gjithë jetën sipas urdhërit të Melkisedekut”.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë