Apostulli Vep.11:19-30
Vep.11:19-30
19 Ata pra që u shpërndanë nga përndjekja që u bë për Stefanin shkuan deri në Finikë e në Qipro e në Antioki, edhe asnjeriu s’ia predikonin fjalën, veç vetëm Judenjve.
20 Edhe disa nga ata ishin njerëz Qipriotë e Qireneas, të cilët, si hynë në Antioki, u flisnin Greqishtarëve, duke dhënë lajmin e mirë për Zotin Jisu.
21 Edhe dora e Zotit ishte bashkë me ta; dhe një numër i madh besuan, e u kthyen në Zotin.
22 Atëherë fjala për ata u dëgjua në veshët e kishës që ishte në Jerusalem; edhe dërguan Varnavën të shkojë deri në Antioki.
23 Ai, si erdhi dhe pa hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiste të gjithë të qëndronin me dëshirë zemre në Zotin,
24 sepse ishte njeri i mirë dhe plot me Frymë të Shenjtë e me besim. Edhe u shtua mjaft popull në Zotin.
25 Atëherë Varnava doli në Tars, për të kërkuar Saulin; edhe si e gjeti, e pruri në Antioki.
26 Edhe një vit të tërë mblidheshin në kishë dhe mësuan mjaft njerëz; edhe nxënësit në Antioki për të parën herë u quajtën të Krishterë.
27 Edhe në ato ditë zbritën nga Jerusalemi profetë në Antioki.
28 Edhe u ngrit një nga ata që quhej Agaf, edhe shënoi me anë të Frymës se do të bëhej një zi e madhe në gjithë dhenë, e cila edhe u bë në kohë të Qezar Klaudit.
29 Prandaj nxënësit vendosën që gjithsecili nga ata, sipas gjendjes së tij, t’u dërgojnë ndihmë vëllezërve që rrinin në Jude,
30 gjë të cilën edhe e bënë, duke ua dërguar pleqve me dorën e Varnavës e të Saulit.
Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë