/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Pjesa më e mirë

Pjesa më e mirë

Pjesa më e mirë

 

Në Ungjillin e sotshëm  flitet për vizitën e Zotit Krisht në shtëpinë e Llazarit, në fshatin Vithani,afër Jerusalemit.
Atje e pritën me gëzim të papërshkruar motrat e Llazarit,Martha dhe Maria.Dhe menjëherë Martha,si zonjë shtëpie filloi përgatitjet.Donte t’i ofronte Krishtit mikpritjen më të mirë dhe kështu iu përkushtua tërësisht gatimit dhe përgatitjeve të tjera për drekën duke shprehur në këtë formë dashurinë dhe respektin e saj për Krishtin.
Gjatë kësaj kohe Krishti ishte duke predikuar fjalën e Perëndisë.Ishte  duke u dhënë atyre që e dëgjonin ushqime shpirtërore.Sa i shplodhte shpirtrat e degjuesve fjala e Tij hyjnore!
Maria,motrat e Marthës ishte ulur tek këmbët e Krishtit si një nxënëse besnike dhe dëgjonte fjalët e Tij.Një moment Martha, e cila ishte shumë e ngarkuar nga pëgatitja e drekës,erdhi dhe iu ankua :”-Zot,nuk e vë re se motra ime më ka lënë vetëm të bëj gjithë këto punë? Thuaji të më ndihmoj”.
Dhe Jesui iu përgjigj:”Marthë,Marthë,mundohesh dhe e ngarkon mendjen me shumë gjëra,lodhesh që të përgatisësh shumëllojshmëri gjellësh,kur një është e nevojshme dhe e domosdoshme:Dëgjimi i fjalës së Perëndisë.Ky është ushqimi që i nevojitet shpirtit.Maria zgjodhi pjesën më të mirë”,sepse dobitë e ushqimit shpirtëror nuk janë të përkohshme por të përjetshme.”
Këto fjalë të Zotit Jesu Krisht janë udhëzueze për të gjithë ne.Shpesh herë merremi me mijëra gjëra të kota dhe lëmë pas dore ato më të rëndësishmet.I përkushtohemi trupit,dhe lëmë pas dore shpirtin.Gjejmë kohë për gjithshka,përveç studimit të fjalës së Perëndisë.
Fjala e Perëndisë është ajo për të cilën ne kemi nevoj,që na zbulon të vëtetën.Ndaj dhe Zoti lumëron ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë.”Të lumur dhe të bekuar”
Ndaj edhe kur një grua,në kohën që  Ai predikonte fjalën e Perëndisë,iu drejtua dhe i tha:”Lum barku që të ka mbajtur dhe gjinjtë që ke thithur”, Ai iu përgjigj:”Në të vërtet të lumur janë ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë”.

 

A.Marini

 

Pjesa më e mirë