/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Cudia me gjarprinjtë e Kefalonias

Cudia me gjarprinjtë e Kefalonias

Cudia me gjarprinjtë e Kefalonias

 

Në fshatin Makropulo në zonën jugore të Kefalonias,para shumë vitesh,banorët panë se kishte rënë zjarr në një pemë dhe flakët ishin shumë të mëdha.Ka marrë zjarr pylli,menduan dhe vrapuan të shuanin zjarrin.Kur arritën atje,panë se një pemë ishte djegur krejt dhe për cudi,një ikonë e Hyjlindëses Mari ishte e mbështetur në rrënjët e saj te djegura.Ikonat nuk kishte pësuar asgjë nga zjarri.
Banorët,shumë të emocionuar morrën ikonën,i bënë nderime dhe pasi u lutën,e zbritën të kisha e fshatit.Ditën tjetër në mëngjes, shumë banorë të tjerë shkuan në kishë për tu lutur ,por ikona nuk ndodhej në kishë.Dikush u ngjit në mal dhe e gjeti ikonën në të njëjtin vend,tek pema e djegur.E zbriti përsëri në fshat duke pyetur se kush e coi atje.Pas kësaj,banorët e fshatit vendosën ta kycnin kishën por edhe tre herë të tjera ikona mungonte dhe e gjenin tek pema e djegur.Atëherë banorët e fshatit kuptuan se dëshira e Hyjlindëses ishte që ikona të qëndronte atje dhe  ndërtuan në atë vend  një kishë dhe e vendosën ikonën në ikonastas.
Pas disa vitesh u ndërtua atje një manastir grash.Murgeshat luteshin cdo ditë të ikona e Shën Marisë.
Një mëngjes murgeshat panë se po afroheshin anije piratësh.Iu lutën ikonës duke kërkuar nga Hyjlindësja  mbrojtjen e Saj.Shën Maria e bëri menjëherë mrrekullinë.Shumë gjarprinj rrethuan manastirin dhe piratët të tmerruar nga kjo që panë,u larguan menjëherë.Murgeshat shpëtuan dhe falenderuan Zonjën Hyjlindëse.
Që atëherë,cdo vit në atë kishë shfaqen gjarprinj që nga data 6 Gusht(në festë e Metamorfozës) dhe shtohen cdo ditë e më shumë, deri më 15 Gusht, në Fjetjen e Hyjlindëses.Gjarprinjt përhapen nëpër kishë,ngjiten nëpër ikonastas dhe nëpër kandila.Qëndrojnë nëpër duart e besimtarëve pa i bërë keq atyre.Dhe largohen pas datës 15 Gusht pa kuptuar askush se si mund të ndodhë kjo.
Këta janë të ashtu-quajturit  “gjarprinjtë e Zonjës Shën Mari”.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Cudia me gjarprinjtë e Kefalonias