/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Didaktikë

Didaktikë

Didaktikë

 

At ,sa mund te ndikoj faktori mendor mbi shëndetin ?

– Kur dikush është mirë shpirtërisht, dhimbja fizike lehtësohet. Kur nuk është mirë , gjendja e keqe shpirtërore e përkeqëson shëndetin.

Marrim shembull një pacient me kancer prej të cilit mjekët kanë hequr dorë . Nëse ai beson në Zot dhe është në gjendje shpirtërore të mirë, ai mund të jetojë më gjatë, përndryshe mund të tretet nga trishtimi dhe të iki brenda disa javësh.

Ndonjëherë edhe pse analizat dhe kontrollet mjekësore tregojnë se dikush është i shëndetshëm ,por nëse ka diçka që e mundon shpirtërisht,ai është i sëmurë
Sepse shumica e sëmundjeve nisin nga trishtimi.

Mërzitja dikujt ia jep të keqen në bark dhe dikujt tjetër në kokë. Ilaçi më i mirë për një sëmundje është gëzimi shpirtëror, sepse ai përhap Hirin hyjnor në shpirt dhe ka fuqinë më të madhe shëruese për të gjitha sëmundjet.

 

Shën Paisio i Malit të Shenjtë

 

Didaktikë