Mësime shpirtërore
Nëse pyet një mizë: “A ka lule në këtë zonë?” do të përgjigjet : “Nuk e di, atje poshtë në gropë ka kanaçe, pleh, plera dhe do t’ju tregojë të gjitha vendet e ndotura që ka shkuar.
Por nëse pyet një bletë: “A ke parë ndonjë papastërti në këtë zonë?” do të pergjigjet: “papastërti?” Jo, nuk pashë asnjë këtu, vendi është plot me lule me erë të këndshme dhe do t’ju tregoj për një tufë lulesh nga kopshti, fusha, etj.
E shikon, miza di vetëm bendet ku ka mbeturina, ndërsa bleta e di se atje ka një zambak, atje një margaritar… Disa njerëz janë si bleta dhe të tjerë si miza.
Ata që i ngjajnë mizës kërkojnë të keqen në çdo situatë dhe ndalen tek ajo, duke mos parë asgjë të mirë përreth. Ndërsa ata që i ngjajnë bletës, e gjejnë të mirën kudo. Një person i dëmtuar mendon në mënyrë të dëmtuar, i sheh gjërat përmbys. Ndërsa, kushdo që ka mendime të mira, pavarësisht se çfarë sheh, pavarësisht se çfarë i thua, do të ketë mendime të mira.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N.Ikonomi