Mirënjohja
Zemra që e falënderon vazhdimisht Perëndinë është e mbushur me gëzim dhe bekim hyjnor!…
“… Jeto në lavdërim dhe falënderim të vazhdueshëm ndaj Zotit, sepse mëkati më i madh është mosmirënjohja dhe mëkatari më i madh është mosmirënjohësi…”
Lavdërimi shenjtëron gjithshka!
Me lavdërimin, njeriu tretet nga mirënjohja, ai “shkrihet” në një kuptim të mirë, ai feston gjithçka. Dhe kur njeriu e falënderon Zotin edhe për gjërat e vogla, atëherë vjen një bekim kaq i pasur nga Zoti sa nuk mund ta durojë dhe menjëherë i ligu nuk reziston më dhe largohet.
Kur njeriu është mirënjohës, ai është i kënaqur me gjithçka. Ai mendon për atë që Zoti i jep çdo ditë dhe gëzohet për gjithçka. Por kur është mosmirënjohës, nuk është i kënaqur me asgjë, dhe ankohet dhe mundohet nga gjithçka.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyr nga N.Ikonomi