/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Paisio për mallkimin

Shën Paisio për mallkimin

Shën Paisio për mallkimin

 

Mallkimi të zë kur ka padrejtësi .Ai që pranon mallkimin mundohet në këtë jetë por do vazhdoj të mundohet edhe në jetën tjetër sepse do të dënohet nga Perëndia si një kriminel nëse nuk pendohet dhe nuk rrëfehet.
Ai që mallkon do të thotë se ka ligësi brenda vetes.
At, kur të  zë mallkimi ?
-Mallkimi të zë kur i ke bërë padrejtësi atij që  të mallkon.P. Sh,nëse dikush tallet me një grua të vuajtur ose i bën keq dhe ajo e mallkon,atëherë e mallkimi e zë.
D.m.thënë kur i bëj keq dikujt dhe ai më mallkon, mallkimet e tij më zënë.Lejon Perëndia të zënë mallkimet. Por kur nuk ka në mes padrejtësi, atëherë mallkimi kthehet te ai që e dha.
-At,si c’lirohet dikush nga mallkimi?
-Me pendim dhe me rrëfim.Më vinë  ndër mend shumë shëmbuj.Njerëzit që vuajtën nga mallkimi,kur e kuptuan se i kishte zënë mallkimi i një padrejtësie që kishin bërë,u penduan,u rrëfyen dhe gjetën  paqe.Nëse ai që gaboi thotë :”O Zot bëra këto  ,të kërkoj falje “, dhe rrëfehet me sinqeritet,Perëndia do e fali.
Kur mallkimi vjen nga dikush që  ka të drejtë,ka shumë peshë. Sidomos mallkimi i gruas së ve.
Një grua plakë kishte një kal.E linte të lidhur në hyrje të pyllit për të kullotur.Për të  mos i ikur,e lidhte me një litar të trashë.Një ditë shkuan në pyll tre gra për të prerë dru.Njëra prej tyre ishte e pasur, njëra e ve dhe tjetra shumë  e varfër .Kur panë kalin e lidhur që kulloste,thanë :”Nuk e marrim litarin për  të lidhur drutë?”.E prenë dhe e morrën dhe e ndanë në tre pjesë.Kur erdhi gruaja plakë,nuk e gjeti kalin dhe psherëtiu.U mundua shumë deri sa e gjeti. Por kur e gjeti tha: “me të njëjtin litar ta ngrenë atë që e morri “.
Një ditë vëllai i gruas së pasur,e plagosi motrën pa dashur me armë.Duhet ta conin urgjent në spital por i duhej litar që ta lidhnin shtrirë në një shkallë prej druri.Bashkuan litarin që morri nga kali  me  dy copat e tjera që kishin komshijet e saj, e lidhën dhe e transportuan në spital.Kështu,e zuri mallkimi i gruas plakë që tha:”me të njëjtin litar të ngrenë “.
Si përfundim gruaja e gjorë vdiq .Perëndia ta prehë në paqe!
Sic e dëgjuat mallkimi zuri gruan që nuk kishte nevoj ekonomike.Dy të tjerat për shkak të varfërisë,ishin disi me të lehtësuara nga mallkimi.

 

Përkthyer nga A. Martini 

Shën Paisio për mallkimin

<